Menu

300 mijë lekë gjobë për subjektin e frutave të thata në Durrës

Mungesa e gjurmueshmërisë dhe moszbatimi i sistemit të vetëkontrollit HACCP kanë sjellë një gjobë prej 300 mijë lekësh për një subjekt që tregton fruta të thata në Durrës.

Kontrolli është ushtruar nga trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në bashkëpunim me strukturën e Krimit Ekonomik të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në subjektin “Golden Hand Company”.

Gjatë verifikimeve, inspektorët kanë konstatuar shkelje që lidhen me mungesën e sistemit të gjurmueshmërisë, mosimplementimin e sistemit HACCP dhe mosrespektimin e përgjegjësive të operatorit të biznesit ushqimor.

Për këto problematika është vendosur masë administrative me gjobë në vlerën 300 mijë lekë.

AKU ka bërë të ditur se kontrollet do të vijojnë, ndërsa subjektet janë lënë me detyra për përmbushjen e kërkesave ligjore në fushën e sigurisë ushqimore.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts