Menu

Panariti: Ndotja e lumenjve, do peshkojmë më shumë “plehra” se peshq

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka denoncuar fenomenin e ndotjes së lumenjve. Me këtë ritëm thotë Panariti, do peshkojmë më shumë “plehra” se peshq.

Statusi i plotë i Panaritit:

Fotot e mëposhtme tregojnë se çfarë gjejnë peshkatarët në rrjetat e tyre të peshkimit.

Nga një vlerësim i përafërt, sasia e mbetjeve në to sot për sot, mund të zerë deri në 15% të vëllimit të rrjetës.

Të dëmtuar janë peshkatarët dhe anijet e peshkimit, por më të dëmtuar jemi të gjithë ne, shendeti dhe ushqimi ynë.

Shkaqet kryesore janë prurjet e mbetjeve plastike dhe të atyre inerte urbane nga lumenjtë, por edhe nga flakja kontrabandë e plehrave nga anijet e huaja të cilat në mungesë të monitorimit, e konsiderojnë detin tonë një “kazan” mbeturinash.

Të mos harrojmë se mafia e plehrave është një biznes milionash euro në Mesdhe dhe godet aty ku nuk ka kontroll.

Çfarë duhet të bëjmë?

1.Bashkitë që përshkohen nga lumenj qoftë në rrjedhën e sipërme apo të poshtëme të detyrohen me ligj të mbikëqyrin, grumbullojnë dhe përpunojnë mbetjet urbane.

Në dalje të kanaleve dhe tubave shkarkues të qëndrave urbane të bashkive, të vendosen prita, grila për bllokimin e plastikës mbetjeve të ngurta etj.

Ndërmarrjet e grumbullimit të mbetjeve, të mos merren vetëm me kazanët e qyteteve por edhe me grumbullim përpunim të mbetjeve në grykat e kanaleve dhe të lumenjve dhe të grilave bllokuese.

2.Të monitorohen “live” anijet që hyjnë në portet tona.

Të sekuestrohen ato dhe të përballen me sanksione të rënda nëse konstatohet shkarkim i mbetjeve në bord në distancë 12 milje detare nga bregu ynë.

Ndërsa për mbetje inerte, plastike dhe të rrezikëshme sanksionet aplikohen në çfarëdo distance.

Nëse nuk jemi të rreptë dhe kategorikë, në rrjetat tona do të gjejmë më shumë plehra se peshq.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts