Menu

A duhet të konsumojmë mollë me shkëlqim?

Kur bëjmë pazar tërhiqemi nga mollët që shkëlqejnë, të cilat duken perfekte, por në të vërtetë mund të jenë gjithçka, por jo natyrale. Madje, ju nuk i bëni asnjë favor trupit tuaj kur konsumoni mollë të tilla.

Prodhuesit përdorin një lloj sprajt që iu jep mollëve shkëlqim, zgjat në mënyrë artificiale freskinë e tyre dhe e ndalon nxirjen. Madje sipas një studimi nga organizata për hulumtime mbi agrokulturën USDA, shumë prodhues të mollëve përdorin një lloj shkëlqyesi që njihet si “Carnauba” dhe vjen nga një pemë braziliane por i cili është i destinuar të përdoret për shkëlqimin e këpucëve dhe makinave.

Në vitin 2012, Europa e ka ndaluar përdorimin e kimikatit diphenylamine (DPA) pasi sipas studimeve nuk është arritur të sigurohet se kjo nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut.

Agjencia për mbrojtjen e ambientit dhe shëndetit në Amerikë i ka cilësuar këto pesticide si jashtëzakonisht të rrezikshme dhe helmuese.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed