Menu

Aksidentet me mjetet ujore, Haxhimali: Janë çorientuar rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Agron Haxhimali ekspert i pushtetit vendor ka folur për rastet e aksidenteve me mjete ujore në vendin tonë dhe mungesën e një bashkëpunimi institucional për menaxhimin dhe administrimin e vijës bregdetare.

“Kjo lojë ka nisur që në vitin 2014, me vendim qeverië janë përcaktuar një listë e gjatë prej 9 institucionesh përgjegjëse për administrimin e vijës bregdetare. Pushteti vendor ka rol të rëndësishëm, por ka ardhur duke u zbehur në çështjen e menaxhimit dhe administrimit të vijës bregdetare. Kjo pasi kanë bërë ndryshime në kuadrin ligjor për menaxhimin e vijës bregdetare. Nga viti 2019 deri në 2022 kanë ndryshuar 7 akte ligjore. Ka kakofoni, humbje të memories institucionale është prishur themeli organizativ. Janë çorientuar rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve dhe është e vështirë ta kapesh fillin. Është një akt që e kam kritikuar qeverinë që në 2014, hoqi përgjegjësitë duke kaluar në Agjencinë Kombëtare të Bregdetit. E deformoi kulturën organizative se kush është përgjegjës, bashkia që e ka nën juridiksion vijën bregdetare, institucionet apo zyrtarët në bulevard. Kjo lëvizje nuk ishte studiuar mirë dhe nuk sjell përmirësim të menaxhimit dhe administrimit të vijës bregdetare, ndaj kemi këto probleme. T’i ndryshosh vazhdimisht aktet ligjore do të thotë se nuk ke strategji të qartë. Agjencia e bregdetit, përgjegjëse është Ministria e Brendshme, nuk ka lidhje me kryetarë bashkie. Për çështje që lidhen me detin përgjegjësinë e ka Ministria e Brëndshme. Gjelbërimin, përcaktimin e territorit e ka bashkia. Kemi mungesë të bashkëpunimit ndërinstitucional për menaxhimin e vijës bregdetare. Mosrespektimi i kufizimeve të hapësirave detare është skandaloze, nuk ndodh në asnjë vend të botës”-tha Agron Haxhimali.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts