Alarmi për kekun Luppo, AKU mohon të ketë në tregjet shqiptare: Verifikuam subjektet, s’ka produkt të tillë

Pas denoncimit të një qytetareje në emisionin “Alert” që brenda kekut Luppo kishte kokrra paralizuese, ka reagur Autoriteti Kombëtar I Ushqimit (AKU).

AKU ka njoftuar se nga kontrollet e kryera, produktit “Kek Luppo me arrё kokosi” nga verifikimet e bёra pёr praktikat e importit rezulton se pёr vitin 2019 nuk ёshtё importuar nё Rebublikёn e Shqipёrisё.

Njoftimi i plotë i AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nisur nga shqetёsimet e pёrcjella nё media/rrjete tё ndryshme sociale, nё lidhje me produktin “Kek Lupo me arrё kokosi”, tё importuar nga Turqia mёnjёherё ka identifikuar subjektet importuese tё kёtyre kategorive produktesh dhe ka ndёrmarrё procedurat e inspektimit. U kryen kontrolle rigoroze të menjëhershme në 3 subjekte të cilat importojnë kёto kategori produktesh (Kek Luppo) nga Turqia. Nga kontrollet e kryera në këto subjekte u konstatuan kushte të përshtatshme higjeno-sanitare, produktet ishin të ambalazhuara dhe ruheshin në kushte të përshtatshme.

Në momentin e kontrollit, subjektet nuk dispononin produktin “Kek Luppo me arrё kokosi”, por u konstatuan produktet “Luppo Cake Bite Choco Sandwich” 8 copësh si dhe “Kek Luppo Choco Cacao”, mbi tё cilat u ushtrua kontroll fizik duke e thërrmuar produktin për të parë vizualisht nëse kishin prezencë substancash apo lëndësh të huaja në përbërje. Kontroll nga i cili nuk u evidentua prezencë “kokrriza” të dëmshme sikundër pretendohej në pamjet filmike të paraqitura në media.

Gjithashtu u kontrollua plotësimi i kërkesave ligjore si etiketimi i produktit dhe sistemi i gjurmueshmërisë, të cilat rezultuan konform kërkesave ligjore.

Për verifikime të mëtejshme mbi sigurinë për konsum të këtij produkti, nga tupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u bë marrja e mostrave zyrtare për kryerjen e analizave laboratorike.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon mediat tё cilat ngritёn këtë shqetësim si dhe shpreh gatishmërinë për të kryer të gjitha verifikimet përkatëse për të shmangur çdo mundësi që shëndeti dhe interesi i konsumatorëve shqiptar të vihet në rrezik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu