Jovetëm problemet e produkteve ushqimore apo Autoriteti Kombëtar i Ushqimit përbëjnë rrisk serioz për shëndetin e konsumatorëve. E thënë shumë herë, një shqetësim serioz përbëjnë produktet e higjenës dhe kozmetikës, duke mos përjashtuar në asnjë rast lodrat e fëmijëve, kukullat e plot produkte të tjera joushqimore. Madje, në njoftimet e RAPEX (Sistemi i alarmit të shpejtë për produktet e rrezikshme jo-ushqimore) i Komisionit Evropian, masivisht publikon dhe automjete të reja, të cilat për arsye të ndryshme duhet të kthehen te koncensionari. Pa përjashtuar dhe cigaret elektronike, vape etj.
Në njoftimin e fundit, ajo që bie në sy është një bojë tatuazhi, e cila sipas RAPEX, përmban një përqendrim të tepërt të arsenikut dhe plumbit (vlerat e matura: përkatësisht 0.00023% dhe 0.00013% sipas peshës). Arseniku mund të shkaktojë kancer, mund të dëmtojë pjellorinë ose fëmijën e palindur, shkakton dëmtime në organe përmes ekspozimit të zgjatur ose të përsëritur. Plumbi është i dëmshëm për shëndetin e njeriut, grumbullohet në trup, mund të shkaktojë neurotoksicitet zhvillimor (vetëm nëse pritet ekspozimi ndaj fëmijëve) dhe mund të prekë fëmijët që ushqehen me gji ose fëmijët e palindur.
Përveç këtyre, produkti nuk përfshin paralajmërimet kryesore: përzierje për përdorim në tatuazhe ose grim të përhershëm, përmban nikel dhe metilizotiazolinon, të cilat mund të shkaktojnë reaksione alergjike.
Sipas të njëjtit njoftim, produkti është testuar dhe nuk është në përputhje me standardet evropiane e direktivat e BE-së, si dhe nuk është në përputhje me Rregulloren REACH dhe Rregulloren e Klasifikimit, Etiketimit dhe Paketimit (CLP).
Pra, të gjithë ju që bëni tatuazhe apo përdorni bojë të tillë për ndërhyrje të ndryshme, bëni kujdes!
Por, veç kësaj, produkte të ndryshme kozmetike dhe higjiene si Palette, Garnier, Schauma etj, të cilat përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e përdoruesve.
Sipas njoftimit të RAPEX, sipas listës së përbërësve, produkti përmban 2-(4-tert-butilbenzil) propionaldehid (BMHCA), i cili është i ndaluar në produktet kozmetike. BMHCA mund të dëmtojë sistemin riprodhues, mund të dëmtojë shëndetin e fëmijës së palindur dhe mund të shkaktojë sensibilizim të lëkurës.
Këto produkte mund të gjenden dhe në markete në Shqipëri dhe Kosovë. Për të gjitha njoftimet e RAPEX, Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut duhet të reagojë e të marrë masa për heqjen e tyre nga tregu, nëse janë.
Njoftimi i plotë i RAPEX:
https://ec.europa.eu/safety-gate-alerts/screen/search?token=17349998034B4BF2A21828F4797C05DD







