I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, ish-drejtori i IKV, prof. Dr. Kristaq Berxholi ka folur për Planin Kombëtar të Monitorimit të Mbetjeve në ushqime, sa kontrolle po ushtrohen në Shqipëri dhe nevoja për një informacion të detajuar ndaj qytetarëve, mbi pesticidet apo antibiotikët në ushqime.
“Në SHBA, para 1 javë thanë që në 400 kampione, lloje të ndryshme ushqimesh ishin të infektuara me listeriozë, të shpërndarë në 6 shtete amerikane. Pra, janë të pahur dhe nuk e kuptoj pse në Shqipëri ndodh ndryshe, i mbajnë informacionet e mbyllura. Duhet të tregojnë çfarë janë pesticidet, antibiotikët sepse mbi bazën e kësaj njerëzit duhet të kenë informacion. Plani për vitin 2023, është mbi 1400, por për medimin tim nuk duhet të ndodhë në kushtet ku ndodhet Shqipëria, e cila aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kontrollet duhet të shtoheshin, ndotjet ambientale po shtohen nga dita në ditë, orientimi i programit. Duhet të ketë kontrolle edhe për etinel oksidi, problem i ri i ngritur nga Komisioni Europian që u shpreh se duhet të nisnin kontrollet. Këtë duhet ta kishim nisur edhe ne. Ata kanë dhënë orientimin për vendet e BE, duhet të përgatiteshim edhe ne, pasi nuk ka asgjë të keqë të nisnim kontrollin. Duke marrë parasysh analizat e bëra dhe me numrin e kampionimit, i bie që me 1 kampion të bëhen 1.5 ose 2 analiza. Është shumë e reduktuar në këtë pikëpamje, e kuptoj se ndoshta çështje fondesh. Por, për ndotjen jam i mendimit se duhet zgjeruar fondi”-u shpreh prof. Kristaq Berxholi.
Qendra Alert/Alert.al