Në Black Friday 2026, kur konsumatorët janë të ekspozuar ndaj një numri të madh ofertash dhe zbritjesh, informacioni i saktë dhe verifikimi i produktit para blerjes janë të rëndësishëm për të parandaluar blerjen e produkteve që nuk përputhen me rregullat ose produkteve që mund të paraqesin rreziqe për shëndetin dhe sigurinë.
Qendra ALERT iu ofron të gjithë konsumatorëve mundësitë për blerjet e Black Friday:
Linja kombëtare Konsumatorëve, 08002626, përmes të cilit konsumatorët mund të ankohen apo të denoncojnë çdo parregullsi, mashtrim me çmimit (ofertat) ose mund të dërgoni dhe foto, video e ankesat tuaja në ëhatsapp në numrat 0693028258 apo nëpërmjet e-mail, [email protected];
Njoftime për produkte të rrezikshme, lajme në fushën e mbrojtjes së konsumatorit dhe më shume në platformen ëëë.alert.al si dhe në rrjetet sociale, Facebook, Instagram, LinkedIn me emrin Qendra ALERT;
Përmes kanaleve zyrtar të Qendrës ALERT, konsumatorët mund të marrin falas informacione të dobishme për të bërë blerje të informuara dhe të përgjegjshme, si gjatë Black Friday ashtu edhe gjatë gjithë vitit.
Kontrolloni se çfarë blini! Zgjidhni të informuar në Black Friday 2026!
Kontrolloni para se të klikoni!
Qendra ALERT


