Gjigandi francez i qumështit “Lactalis” është bërë prodhuesi i katërt që tërheq formulën për foshnje për shkak të vajit të kontaminuar me acid arakidonik (ARA), duke u bashkuar me Nestlé, Danone dhe Hochdorf në një krizë që ka fshirë miliarda nga vlerësimet e tregut dhe ka nxitur hetime për viktimat e para të raportuara.
Kompania njoftoi sot (21 janar) se, po tërheq gjashtë seri të qumështit për foshnje të markës Picot në 18 vende për shkak të cereulidës në një përbërës nga “një furnizues ndërkombëtar”. Një zëdhënës thuhet, se i tha Reuters që kompania “veproi pa pritur rezultatet e hetimeve të kryera te furnizuesi”.
Aksionet e Danone ranë me 8-10 % pas një direktive për tërheqje në Singapor – një nga rëniet e saj më të mprehta njëditore pas përplasjes së COVID-19 të marsit 2020 – ndërsa Cabio Biotech, një furnizues kinez i ARA i lidhur me kontaminimin nga analistët e tregut, pa aksionet të binin gati 12%.
Agjencia e Ushqimit e Singaporit i dha udhëzime Danone-s që të tërheqë formulën e saj Dumex Dulac 1 më 17 janar, pasi zbuloi cereulidë. Sipas agjencisë, seria “mund të ketë përdorur të njëjtin përbërës të papërpunuar të furnizuar nga i njëjti burim”.
Në një deklaratë të ndarë me Food Ingredients First, Danone thotë: “Të gjitha kontrollet konfirmojnë se, produktet tona janë të sigurta dhe plotësisht në përputhje me rregulloret ndërkombëtare dhe lokale dhe nuk janë identifikuar parregullsi ose devijime në lidhje me Bacillus cereus dhe Praktikat e Mira të Prodhimit”, duke shtuar se, bllokoi serinë e Singaporit me kërkesë të autoriteteve.
Autoritetet franceze po hetojnë vdekjen e një foshnje që konsumoi formulën Guigoz të Nestlé-së, Singapori ka konfirmuar një rast “që ka të ngjarë të lidhet me ekspozimin ndaj cereulidës”, dhe autoritetet shëndetësore braziliane kanë raportuar dy foshnje të sëmura.
Edhe pse numri i incidenteve të supozuara po rritet, Nestlé pohon se, “nuk është konfirmuar asnjë rast sëmundjeje” – një pretendim që kritikët thonë se është teknikisht i mbrojtshëm, por strukturalisht mashtrues duke pasur parasysh pothuajse pamundësinë e vërtetimit të shkakësisë.
Prodhuesi zviceran Hochdorf ka tërhequr rreth 10,000 pako formule qumështi dhie Bimbosan, duke gjurmuar kontaminimin te vaji ARA nga një ish-furnizues.
Pyetja për furnizuesin
Nestlé ka gjurmuar kontaminimin te vaji ARA nga një “furnizues kryesor” i paidentifikuar, por nuk pranon të identifikojë kompaninë. Treguesit e tregut dhe raportimi nga kompania kineze Yicai Global e kanë lidhur potencialisht kontaminimin me Cabio Biotech, një furnizues me seli në Wuhan. Një person në zyrën e sekretarit të bordit i tha Yicai Global se, kompania ka dërguar produkte për t’u testuar dhe tha se planifikon të shpallë rezultatet kur të merren.
Cabio Biotech deklaroi në raportin e saj vjetor të vitit 2024 se po “zhvillonte marrëdhënien e saj me klientë të mëdhenj si Nestlé”, sipas Reuters.
Njësia hetimore e Radio France raportoi gjithashtu se vaji i kontaminuar erdhi nga një furnizues kinez.
Viktimat e para dalin në pah
Agjencia e Ushqimit e Singaporit konfirmoi një rast me “simptoma të lehta që ka të ngjarë të shoqërohen me ekspozimin ndaj cereulidit”, duke vënë në dukje se “nuk ka teste laboratorike klinike përfundimtare për të konfirmuar helmimin nga cereulidi”.
Autoritetet braziliane konfirmuan se dy foshnje përjetuan “të vjella dhe diarre të vazhdueshme” pasi konsumuan formulën e tërhequr nga tregu – njoftoi të njëjtën ditë kur CEO i Nestlé, Philipp Navratil, publikoi një video duke pohuar “asnjë rast të konfirmuar”.
Në Francë, autoritetet po hetojnë vdekjen e një foshnje. “Atribuimi i vdekjes ndaj konsumit të qumështit nuk është vërtetuar”, tha ministria kombëtare e shëndetësisë e Francës për Radio France. Një foshnjë britanike u shtrua gjithashtu në spital me meningjit pasi konsumoi formulën e tërhequr nga tregu SMA, sipas Sky News. Nestlé mohon çdo lidhje, duke deklaruar se “cereulidi nuk çon në meningjit”.
Pse “asnjë rast i konfirmuar” mund të jetë mashtrues
Pohimi i Nestlé ka tërhequr kritika nga avokatët që argumentojnë se konfirmimi është strukturorisht i pamundur. Sipas Radio France, vetëm një laborator francez mund të testojë për cereulidin, qasja kërkon miratim burokratik dhe asnjë laborator nuk mund ta zbulojë toksinën në mostrat e pacientëve.
“Një foshnjë pi një shishe çdo tre orë dhe konsumi i zgjatur i qumështit të kontaminuar me këtë toksinë rrit ndjeshëm rrezikun e helmimit”, tha avokatja e sigurisë ushqimore Nathalie Goutaland për median.
Mbikëqyrësi i ushqimit me bazë në Holandë, FoodWatch, e ka akuzuar Nestlé për një “prishje serioze” të transparencës. “Pse zbuluam vetëm në janar 2026 se 60 vende ishin prekur përfundimisht, kur në dhjetor kishte vetëm nëntë?” thotë Nicole van Gemert, drejtoreshë e FoodWatch Netherlands.
“Duhet të ketë pasoja të vërteta. Pa sanksione dhe penalizime të forta që vërtet i dekurajojnë kompanitë, këto dështime do të vazhdojnë të ndodhin”, tha ajo më parë për Food Ingredients First.
Afati kohor nën shqyrtim
Hetimi i Radio France rindërtoi vonesa të konsiderueshme. Autoritetet holandeze u njoftuan më 9 dhjetor; Nestlé konfirmoi cereulidin në fabrikën e saj franceze Boué më 26 dhjetor dhe bllokoi 838,000 kuti – por tërheqjet publike nuk u lëshuan deri më 5-6 janar, më shumë se dhjetë ditë më vonë.
Autoritetet austriake e përshkruan tërheqjen si “më të madhen në historinë e Nestlé-së”, duke deklaruar se kompania kreu një “tërheqje të heshtur” gjatë Krishtlindjeve përpara se të lëshonte paralajmërime publike.
CEO i Nestlé-së, Navratil, iu drejtua vonesave në një video të 14 janarit: “Ne bashkëpunuam ngushtë me autoritetet dhe ndoqëm udhëzimet e tyre. Kjo do të thoshte që tërheqjet u njoftuan në nivel lokal një nga një siç ishte planifikuar.”
Zbulohen boshllëqe rregullatore
Kriza ka zbuluar se nuk ekziston asnjë prag i përcaktuar sigurie ushqimore për cereulidin në formulën për foshnje – as në nivelin e BE-së dhe as në shumicën e kornizave kombëtare. Ndërsa EFSA rekomandon që bakteret B. cereus të mbahen nën 100 CFU/g në formulën pluhur, nuk ka kufi për vetë toksinën rezistente ndaj nxehtësisë, e cila nuk mund të shkatërrohet nga uji i valë ose përgatitja standarde. Vietnami ka marrë qëndrimin më agresiv, duke ndaluar të gjitha shitjet e markave Beba dhe Alfamino të Nestlé pavarësisht numrit të serisë, shkruan www.foodingredientsfirst.com.