Menu

Edicioni i parë i Festivalit të Inovacionit Agro-ushqimor

Nga 3 deri më 8 tetor zhvillohet Edicioni i parë i Festivalit të Inovacionit Agro-ushqimor, një ngjarje e organizuar për trajnimin dhe këshillimin në sektorin e agro-ushqimit. Ideja e organizimit të këtij festivali, i cili do të zhvillohet online nëpërmjet një platforme të dedikuar me qasje krejtësisht të lirë, buron nga nevoja për të vënë të interesuarit në sektorin agro-ushqimor në kontakt me realitetet që krijojnë risi: Universitetet, qendrat kërkimore, industritë dhe profesionistët.

Secila nga 6 ditët e festivalit do t’i kushtohet një sektori të ndryshëm të ekosistemit agro-ushqimor italian, bujqësisë, mbarështimit, përpunimit, shpërndarjes, konsumit dhe startup-eve dhe do të ndahet në tre momente: Në mëngjes, të rezervuar për trajnim, ekspertët e kërkimit shkencor dhe universitar do të paraqesin rezultatet e tyre të fundit, pasdite do të jetë koha e risive të kompanive agro-ushqimore dhe startup-eve, ndërsa mbrëmja do t’i kushtohet krijimit të marrëdhënieve midis pjesëmarrësve nëpërmjet tryezave virtuale. Fjalimet do të transmetohen në live streaming, gjithashtu do të jetë e mundur të ndërveprohet me folësit dhe pjesëmarrësit e tjerë në bisedë edhe nëpërmjet sondazheve dhe sesioneve.

Me 25 mijë njerëz të përfshirë, Festivali “Food Hub” ka ndërtuar komunitetin më të madh agro-ushqimor në Itali, me qëllim të nxitjes së rritjes profesionale të të gjithë operatorëve dhe realiteteve të sistemit nëpërmjet shpërndarjes së përmbajtjes cilësore dhe informacionit. Ky event ka si qëllim për të transformuar Festivalin e Inovacionit agro-ushqimor në një ngjarje vjetore kushtuar të gjithë të interesuarve, që nga studentët e universitetit tek operatorët e biznesit ushqimor. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed