Menu

Korrupsioni në 194 shtete, ku renditet Shqipëria

Indeksi i Korrupsionit për vitin 2021, Kosovën e ka renditur në vendin e 93-të, kurse Shqipëria është e 110-ta në listën prej 194 shteteve të botës.

Sipas Indeksit të Korrupsionit për vitin 2021, Kosova është në vendin e 93-të dhe rreziku i korrupsionit në sektorët më të rëndësishëm mund të karakterizohet si mestar.

Indeksi, i publikuar nga TRACE international, një shoqatë biznesi e njohur globalisht e dedikuar për të luftuar korrupsionin dhe promovimin e qeverisjes së mirë dhe pajtueshmërisë, sjell të dhëna të tilla.

Indeksi mat rrezikun e ryshfetit në biznes në 194 ekonomi të botës.

Sipas të dhënave të këtij viti, Kosova është në vendin e 93-të në indeks dhe ka gjithsej 47 pikë, sa kanë edhe Mongolia, Tonga, Brazili, Sri Lanka dhe Fiji.

Kurse, Shqipëria është renditur në vendin e 110, duke u vlerësuar me 50 pikë.

Ky vlerësim është bërë duke u bazuar në katër fusha.

Në fushën e vlerësimit të ndërveprimeve të biznesit me Qeverinë, Kosova merr notën mesatare prej 43 pikësh. Kurse në parandalimin dhe zbatimin e luftës kundër ryshfetit Kosova ka marr një notë mesatare prej 54 pikësh. TRACE Bribery Risk Matrix

Sa i përket transparencës së Qeverisë dhe Shërbimit Civil, Kosova ka marr një rezultat mesatar prej 58 pikësh.

Ndërsa kapaciteti për Mbikëqyrjen e Shoqërisë Civile në indeksin e korrupsionit, Kosova është vlerësuar me 39 pikë.

Menjëherë pas Kosovës janë Kuvajti, Lesoto, Benin.

Tri vendet e para në Indeks (me rrezikun më të ulët të ryshfetit) janë Danimarka, Norvegjia dhe Suedia, dhe vendet e fundit janë Eritrea, Turkmenistani dhe Koreja e Veriut. (Monitor)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts