Menu

Ëmbëlsues në vend të sheqerit në ushqime dhe pije joalkoolike

“Tetë ëmbëlsues të rinj të gjetur në agrumet mund të përdoren për të reduktuar sheqerin në ushqime dhe pije joalkoolike”- thonë shkencëtarët, tw cilwt pretendojnë se mund të ulin edhe rrezikun e diabetit.

Studiuesit në Universitetin e Floridës thanë se gjetën komponimet, shtatë ishin krejtësisht të reja,  pas testeve të kryera në mandarina dhe portokall të ëmbël. Ëmbëlsuesi tjetër i zbuluar, i përdorur në Japoni, më parë njihej vetëm si një version sintetik.

Dr. Yu Wang, një shkencëtar ushqimor që udhëhoqi hulumtimin, tha se ëmbëlsuesit ofrojnë një ‘mundësi të zgjeruar’ për të ulur nivelet e sheqerit në pije. Ëmbëlsuesit shpesh përdoren si një mënyrë për të reduktuar sheqernat dhe kaloritë në produkte duke ruajtur aromën e ëmbël, e cila mund të ndihmojë në humbjen e peshës .

Por disa shkencëtarë po paralajmërojnë se ëmbëlsuesit, si aspartami dhe stevia në pijet e gazuara dietike mund të rrisin rrezikun e dikujt që të jetë mbipeshë, të vuajë nga diabeti dhe madje të ketë një atak në zemër.

Në publikimin për studimin, të botuar këtë javë në “Journal of Agricultural and Food Chemistry”, ekspertët thanë se gjetja e tyre ofronte një pasuri të ëmbëlsuesve të rinj.

Ata thanë: Lidhja e dashurisë së ‘amerikanëve’ me sheqerin mund të jetë një tërheqje vdekjeprurëse që ndonjëherë çon në probleme të mëdha shëndetësore, duke përfshirë obezitetin dhe diabetin e tipit 2.

“Ky zbulim hap mundësi për industrinë ushqimore për të prodhuar ushqime dhe pije me përmbajtje më të ulët sheqeri dhe kalori më të ulëta duke ruajtur ëmbëlsinë dhe shijen duke përdorur produkte natyrale”.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed