Menu

Foshnja që u shpëtua nga rrënojat e tërmetit tashmë e ka një familje

Foshnja e cila u shpëtua nga rrënojat e tërmetit tashmë ka një familje. Nëna e së voglës vdiq pasi solli në jetë foshnjën nën rrënojat e shtëpisë së tyre gjatë tërmetit.

Ajo ka emrin “Aya”, që në arabisht do të thotë “një shenjë nga Zoti”.

Prindërit e saj, vëllezërit dhe motrat vdiqën pas tërmetit shkatërrues, ndërsa xhaxhai i saj, Salah al-Badran do ta marrë vogëlushen pasi të dalë nga spitali.

Megjithatë, shtëpia e tij në qytetin veriperëndimor të Sirisë Jenderis u shkatërrua gjithashtu. Ai dhe familja e tij arritën të shpëtonin nga ndërtesa njëkatëshe dhe familja e tij prej 11 personash jetojnë në një tendë.

Punonjësit e shpëtimit në Jenderis zbuluan Aya të hënën pasdite, më shumë se 10 orë pas goditjes së tërmetit, teksa po gërmonin rrënojat e ndërtesës pesëkatëshe ku jetonin prindërit e saj.

E ngecur nën beton, foshnja ishte ende e lidhur me kordonin e kërthizës me nënën e saj, Afraa Abu Hadiya, e cila kishte vdekur së bashku me burrin e saj dhe katër fëmijët e tjerë. Foshnja u dërgua me urgjencë në një spital në qytetin e afërt të Afrinit.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts