Menu

Isaj: Mikro-Financat kanë derën hapur ndaj fermerëve dhe bizneseve, qeveria asnjë mbështetje ndaj nesh

E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Brunilda Isaj nga Shoqata e Mikro-Financave Shqiptare ngriti shqetësimin e mospërfshirjes së Shoqatës së Mikro-Financave në skemën e mbështetjes financiare të qeverisë dhe kërkoi nga këto të fundit që këtij sektori t’i jepet më shumë rol në vendimmarje.

“Nuk jemi përfshirë në asnjë nga paketat e qeverisë për mbështetje financiare. Në paketen e dytë nuk e kuptojmë pse sektori i Mikro-Financës nuk është përfshirë në diskutime dhe në skemën e garancisë. Është situatë e vështirë, kërkesa nuk është në nivele që ne e presim edhe për shkak të pasigurisë, megjithatë dera jonë është e hapur për fermerët, bizneset të cilat kanë nevojë për përkrahje financiare. I bëjmë thirrje qeverisë, që ta konsiderojë këtë sektor kyç, sidomos në zonat rurale dhe për ata banorë që s’kanë akses në sektorin bankar. Kërkojmë të kemi vendin tonë në diskutime dhe vendimmarrje”-theksoi Isaj.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts