Menu

ISHTI gjobit 7 biznese për shkelje, në biznese bar-kafe, hotele

Në një përmbledhje të realizuar për tremujorin e parë të vitit 2023 nga Inspektorati Shtetëror Tregtar e Industrial është hera e parë që nuk është konstatuar anjë shkelje nga operatorë të tregtimit të gazit.

Përkundrazi, 3 raportet tregojnë për problematika të evidentuara në biznesi si hotele, bar-kafe, biznese të vogla në fushën e shitjes etj.

Rikujtojmë se, në tremujorin e fundit të vitit 2022, që përkonte me stinën e dimrit dhe ku nisi të ndihet rritja e inflacionit në grupmallra të domosdoshëm për shportën familjare, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial gjobiti 20 subjekte, ku shumica kishin shkelur kushtet për tregtimin e lëndëve djegëse (gazi).

Për tremujorin e parë të 2023, shuma e arkëtuar nga gjobitjet raportohet të jetë 530 mijë lekë, me rënie nga tremujori i parë i vitit të shkuar.

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) publikon periodikisht rezultatet e inspektimeve të ushtruara në subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike për gjobat e lëna në fuqi nga komisioni i shqyrtimit të kundërvajtjeve administrative të mbajtura. Fokusi i kontrolleve janë kryesisht të fokusuara te zbatimi i dispozitave të ligjit nr.8450 datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, ligji nr.32/2016 datë 24.03.2016 “Për garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve/instalimeve nën presion” si dhe VKM nr.212, datë 16.03.2016 “Për përcaktimin e kushteve dhe të rregullave teknike për përpunimin e bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm të naftës (GLN)” dhe ligji nr. 8734, datë 01.02.2001 “Për garantimin e sigurisë se punës te pajisjeve dhe instalimeve elektrike”, i ndryshuar.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts