Ministria e Shëndetësisë së Italisë ka raportuar rikujtimin nga prodhuesi të një grupi haribosh “Chupa Chups Tubes Mini”, për mungesën e treguesit të glutenit në etiketë. Produkti në fjalë shitet në pako prej 175 gram me numrin e grupit L2082 dhe datën e skadencës 02/2024. Paketimi në imazhin e bashkangjitur me rikujtimin është tërësisht në gjuhën frënge.
Haribot e markës “Chupa Chups” të kujtuara u prodhuan në provincën e Teramo.
Si masë parandaluese, rekomandohet për të gjithë njerëzit me intolerancë ndaj glutenit që të mos konsumojnë haribot me numrin e lotit dhe minimumin e qëndrueshmërisë të shënuar. Konsumi është i sigurt për njerëzit që nuk vuajnë nga intoleranca ndaj glutenit. (IlFattoAlimentare)
Qendra Alert/Alert.al


