Menu

Ju ka djegur dielli? Ja si mund të ndihmojë konsumimi i bajameve

Pushimet buzë detit në temperatura të larta, së bashku me relaksin sjellin dhe problemet e djegies së lëkurës. Të gjithë e dimë se, është e rëndësishme të vendosim krem ​​mbrojtës nga dielli, por ekziston një mënyrë tjetër e shijshme për të shmangur djegiet nga dielli dhe dëmtimin e lëkurës, ngrënia e bajameve.

Një studim i fundit nga UCLA (University of California, Los Angeles ) vëzhgoi një grup grash me lloje të ndryshme të lëkurës, duke filluar nga ato që digjen lehtësisht, deri ato tejet të ndjeshme nga dielli dhe që digjen shumë.

Pjesëmarrësit nga lloji i lëkurës u vendosën në dy grupe: Një që konsumonte rreth 28 gram bajame çdo ditë për 12 javë dhe një tjetër që konsumonte një produkt tjetër.

Në fund të eksperimentit, studiuesit vunë re se, duheshin periudha më të gjata të ekspozimit në UVB që çdo shenjë treguese e djegies nga dielli të shfaqej te gratë që hanin bajame. Ato që konsumonin produkte të tjera nuk treguan asnjë ndryshim të tillë.

Në thelb, pavarësisht nëse digjen lehtë ose jo, gratë që hanin bajame rregullisht u bënë më pak të prekshme nga rrezet UV.

Autorët e studimit vërejnë se, duhet bërë më shumë hulumtime, por ata konstatuan që tek bajamet gjenden nivele të larta të disa lëndëve ushqyese, të cilat mbrojnë lëkurën tonë nga brenda dhe jashtë. Kjo përfshin shumë vitaminë E, kuercetinë, yndyra mono dhe poli-të pangopura dhe përbërje fenolike që kombinohen për të krijuar veti antioksiduese dhe anti-inflamatore.

Qendra ALERT / Alert.al

Related Posts