Menu

Përpunonte dhe tregtonte produkte ushqimore jashtë kushteve higjeno-sanitare, pranga pronarit

Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ushtronte aktivitetin e përpunimit dhe të tregtimit të mishit, në një magazinë, duke mos zbatuar kushtet higjeno-sanitare. Bëhet me dije se në pranga ka rënë B.H., ndërsa janë sekuestruar rreth 450 kg mish.

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas informacioneve të siguruara se në një magazinë, në rrugën “Myslym Keta”, një shtetas përpunonte dhe tregtonte mish, pa u regjistruar në organet kompetente, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në ambientet e magazinës.

Nga kontrolli i ushtruar dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi B. H., banues në Tiranë, përpunonte dhe tregtonte mish, në magazinën e tij, në rrugën “Myslym Keta”, jashtë të gjitha kushteve higjeno-sanitare.

https://fb.watch/gzkfw9xaCH/

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 52 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 450 kg mish pule. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts