Menu

Ligji për Bletarinë, Pëllumb Aleksi: Ka aktivitet në rritje në bletari, përmirësimet do jenë të dukshme

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Pëllumb Aleksi nga grupi i punës për ligjin për Bletarinë ka folur mbi nevojën e këtij ligji, sa iu shërben bletërritësve dhe sa i rëndësishëm është zbatimi i tij.

“Draft ligji i bletarisë që ka marrë formën përfundimtare është iniciativë e Ministrisë së Bujqësisë, që ngriti grup pune për përgatitjen e ligjit të Bletarisë, pas një kërkese të bërë nga grupime të bletarëve shqiptarë, pasi ishte diçka e munguar. Ka qenë një punë e gjatë nga muaji mars e deri tani dhe ky ligj është diskutuar me të gjitha grupet e interesit, me Shoqatat e Bletarëve, me Federatën e Bletërritësave të Shqipërisë, me pushtetin lokal dhe gjitha ministritë, si Ministria e Drejtësisë, e Brendshme, e Arsimit, Mjedisit etj. që kanë lidhje. Për herë të parë Shqipëria do ketë një ligj, ku edhe vetë bletarët do jenë aktorë, pjesë aktive në ekzekutimin e këtij ligji. Do lehtësohet puna e njerëzve që merren me bletari, që aktualisht në Shqipëri është një numër i konsiderueshëm, ka aktivitet në rritje në bletari dhe është 4-fishuar në krahasim me vitin 1990. Kemi bletërritës që nga obistët e deri te profesionistët. Kërkonte një akt rregullator siç është ligji në bletari dhe përmirësimet do të jenë të dukshme si në drejtim të shtegtimeve, të kostacioneve fikse të qëndrimit të parqeve të bletëve, të ndërveprimit me shërbimet e caktuara si veterinare, në mbrotje të bimëve, që janë në interes të ndërsjelltë si për bletarin, bujkun edhe për shërbimet. Ky ligj rregullon bletarinë dhe gjurmueshmërinë e produkteve të bletarisë. Më përpara ka patur problem me shtegtimet, me koordinimin e trajtimeve të bletëve në zona të caktuara duke sjellë mortalitete. Ndaj duhet të ketë strategji trajtimi, formalizimi i gjithë këtij aktiviteti për zookulturën, e cila do sjellë gjithë këto element, pasi duke formalizuar bletërritësin, formalizojnë edhe produktin”-deklaroi Pëllumb Aleksi.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts