Menu

Lodrat me kimikate, ndërgjegjësimi i konsumatorëve dhe kontrolli i munguar në treg

Nga Bebjana Lala*

“Përvec argëtimit, asgjë tjetër nuk është reale”, kjo shprehje e shkrimtarit francez  Stendhal e thënë  disa shekuj më parë,  përkon saktësisht me realitetint dhe kohën e konsumizmit masiv që po jetojmë.  Dhe  për të përforcuar këtë realitet në botën e argëtimit, fëmijët janë ata që kërkojnë t’u plotësohen dëshirat me këmbëngulje thuajse cdo ditë. E kush më mirë se sa një lodër do tja zbuste kureshtjen dhe merrte më shumë kohën një vogëlushi që është duke zbuluar botën?

Kënaqësia që marrin është shumfish, dëshira e prindrit e pakufij, por neglizhenca dhe mungesa e informacionit për lodrën që duhet të blejnë mund të kthehet në pendesën më të madhe.

Në treg qarkullojnë  masivisht lodra të cilat nuk plotësosjnë kushtet e kërkuara për përdorim tek fëmijët nën moshën 14 vjec.

Ato përmbjanë lëndë të rrezikshme në brendinë e tyre por edhe aroma të cilat mund të dëmtojnë shëndetin e fëmijës tuaj. Pa asnjë etiketë shpjeguese, të ambalazhuara keq dhe pa certifikimin CE, sipas direktivës Europiane  të Gushtit 2009, ato ofrohen në cdo dyqan modest por edhe në subjekte të mëdha tregtare.

Konkretisht, këto makina për fëmijë që shihni në këtë foto, nuk kanë asnjë etiketë në shqip dhe asnjë markim që përmbush kushtet e Bashkimit Europian. Cdo fëmijë që shëtit në një lagje të Tiranës mund të kërkojë të ketë një prej këtyre lodrave. Të katërta mund të blihen për një shumë prej 1 mije lekësh.

Ekseprtët kimistë thonë se janë rreth 55 komponentë alergjenë që nuk duhet të jenë të pranishëm në lodrat e femijeve. Sipas tyre, është e pashmangshme prania në nivele gjurme për shkak të procesit të prodhimit. Ata gjithashtu deklarojnë se duhet të jenë të evidentuara në etiketim lendët aromatizuese që bartin lodrat, pasi janë të paktën 66 të të tilla si pjesë përbërëse të lodrave argëtuse për fëmijë.

Kryesisht materiali ndotet si pasojë e procesit që prodhohen nga perdorimi i makinerive e materialeve, duke qenë se prodhimi është në shkallë industriale.

Inspektoratet shpesh ndërmarrin aksione bllokimi të këtyre lodrave, por eliminimi nga tregu është thuajse i pa mundur për shkak të mungesës së laboratirëve specifik për matjen e ngarkesës së kimikateve dhe metaleve që këto sende mbartin. Kontrollet doganore vijojnë të funksionojnë në bazë  rrisku çka tregon se në treg do duhet të kemi ende lodra të tilla që dëmtojnë shëndetin.

Substancat toksike dhe metalet që ndodhen në këto lodra

Ekspertët kimistë konstatojnë të paktën 19 metale të rënda në përmbajtje të këtyre lodrave, siç janë Mërkuri dhe Kadmiumi.

Po ashtu, Ftalati është një ndër substancat organike që përdoret si tretës në lodra. Kontakti i fëmijëve me të shkakton dëmtime në veshka dhe mëlçi dhe organet e riprodhimit. Bisfenoli, i pranishëm në plastikë shkakton probleme në proçesin e zhvillimit. Plumbi i pranishëm në bojën e lodrave është toksik.

Kontakti i papërshtatshëm me këto lëndë të rrezikshme kimike mund të shkaktojë deri edhe kancer, ndryshime tek informacioni gjenetik, zvogëlojnë fertilitetin dhe ndikojne tek embrioni i palindur. Ne parim,  nuk duhet të lejohet në pjeset e prekshme të lodrës, me shumë se limiti i përcaktuar për këto lëndë toksike.

Si te dallojmë kodin e sigurisë CE?

Simboli i certifikimit nga Bashkimi Europian CE, shpesh ngatërrohet me të njëjtin kod që vendosë edhe prodhuesi më i madh i lodrave ne Botë, Kina.

Të gjitha produktet qe vijne nga Kina kane në qese apo trup CE por që nuk përfaqëson kushtet që duhet të plotesojë produkti sipas direktivave europiane. CE, tregon se produkti është një mall i prodhuar në Kinë (China Export), por nuk është produkt i certifikuar pa kimikatet dhe metalet e rënda që ndikojnë në shëndetin e fëmijëve.

Dallimi mes dy simboleve që ngjan thuasje njësoj është se në simbolin certifikues të sigurisë europiane C dhe E kanë një hapësirë mes tyre ndërsa prodhuesi kinez i ka dy simbolet shumë pranë njëri-tjetrit.

Eksportuesit e mëdhenjë në këtë fushë biznesi po ndërgjegjësohen për të pasur produkte të certifikuara në magazinat e tyre por duket se kërkesa dhe konkurrenca për nxjerrjen në treg të një produkti sa më të lirë dhe të përballueshëm ekonomikisht për familjet shqiptare, i detyron t’i nënshtrohen rregullave të pashkruara të tregut për të siguruar fitimin e synuar.

Kur siguria dhe kontrolli nga autoritetet ka mangësi për eliminimin përfundimisht nga tregu  të këtyre lodrave, mbetet informimi i prindërve si konsmuatorë fundorë të ndërgjegjësohen për blerje të kontrolluara për të mbrojtur  shëndetin e brishtë të fëmijëve, si një investim edhe për të ardhmen e shoqërisë.

*Autorja e këtij shkrimi është inxhinjere IT dhe e apasionuar pas gazetarisë. Prej 5 vitesh shkruan në media të ndryshme online si freelance dhe është njohëse e të drejtave të konsumatorëve.

Related Posts