Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara miratoi përdorimin pa recetë mjekësore të një ilaçi që lufton efeket nga mbidoza e opioideve. Ilaçi neutralizon pasojat e opioidit të fuqishëm fentanil, shkaktar për një numër të lartë vdekjesh nga mbidoza në SHBA. Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara vendosi të mërkurën që ilaçi me sprucim në hundë Narcan, variant më i mire i ilaçit nalokson, të shitet nëpër dyqane, pa recetë nga mjeku.
Ilaçi neutralizon opioidin e fuqishëm fentanil, shkaktar për një numër të lartë vdekjesh nga mbidoza në SHBA.
Fentanili është një ilaç narkotik për të trajtuar dhimbjet e forta nga problemet shëndetësore, por ka gjetur përdorim si drogë duke u shitur mënyrë të paligjshme.
Sipas organeve të rendit, pjesa më e madhe e fentanilit të paligjshëm hyn në SHBA nga Meksika. Prodhimi i tij është i lirë, lëndët e para merren nga Kina.
Fentanili përzihet me droga të tjera si heroina, apo kokaina, ose përdoret në formë pilulash, që duken si ilaç për lehtësimin e dhimbjeve.

“Fentanili shitet në forma të ndryshme dhe prodhohet e paketohet në një mënyrë të tillë, që duket si një qetësues dhimbjesh. Duket si oksikodon, një ilaç tjetër për lehtësimin e dhimbjeve, që merret në farmaci. Fatkeqësisht po shohim se shumë njerëz që nuk janë mësuar me përdorimin e opioideve, mendojne se dikush po u jep një pilulë kundër dhimbjeve, por në fund rezulton të jetë fentanil”, thotë Nathan Kittle, specialist mbi varësinë ndaj ilaçeve.
Prandaj, sipas tij, qasja e shpejtë tek ilaçi nalokson mund të jetë vendimtar për të shpëtuar jetë. (VOA)
Qendra Alert/Alert.al