Menu

Pandemia tek të rinjtë

Pandemia Covid 19, ndryshoi mënyrën e të jetuarit në të gjithë botën. Pavarësisht se përmes vaksinimit, situata në nivel global po shkon drejt normalizimit, pasojat e lëna pas nga pandemia do të jenë afatgjatë. Studimet po përqendrohen në analizimin e pasojave që mund të ketë lënë pas pandemia në shëndetin mendor, në pasojat psikologjike dhe mendore kryesisht tek të rinjtë.

Pasojat e lëna pas në sistemin arsimor, ndokuan në procesin në dije nxënie, pasi Covid 19 detyroi shtetet të kufizonin daljet nga shtëpia dhe fëmijët dhe të rinjtë nisën mësimin online. Kjo ishte një mënyrë krejtësisht e re e raportit mes fëmijëve, të rinjve me institucionet e arsimit, shumë larg jetesës së shëndetshme eco health. E njëjta gjë ndodhi dhe për sa i takon tregut të punës. Bizneset dhe administrata shtetërore dimensionuan mënyrën se si mund të mbanin në jetë aktivitetin e tyre dhe t’i shërbenin qytetarëve. Një pjesë e të rinjve përjetuan ankth apo forma më të rënduara jo vetëm nga pasiguritë e vetë pandemisë, por cila ishte vijmësia e tyre profesionale. “Mosha që paraqitet më shpesh vitet e fundit tek mjeku psikiatër janë të rinjtë nga mosha 18-30 vjeç. Një pjesë e tyre përjetojnë këtë situatë për shkak të vështirësive ekonomike që solli pandemia, për shkak të ndryshimeve në tregun e punës. Në këtë drejtim nuk ka një ndarje të gjinisë, përjetojnë në këtë formë stresin dhe depresionin femrat dhe meshkujt”- thotë mjekja psikiatre Arjana Rreli

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerësoi gjendjen emocionale dhe të shëndetit mendor në 8444  adoleshentë dhe të rinj nga mosha 13 deri në 29 vjeç në nëntë shtete. Nga ky numër, 27% e të rinjve raportuan se kanë përjetuar ankth gjatë periudhës së pandemisë dhe 15% e tyre në depresion. Për 30%, arsyeja kryesore që ndikon në emocionet e tyre aktuale është gjendja ekonomike.

Por pandemia në tërsi ndikoi në jetën e përditshme të gjithë secilit. Njerëzit kaluan më shumë kohë mbyllur duke hequr dorë nga pasionet e tyre.  46% e të rinjve raportojnë se kanë më pak motivim për të bërë aktivitete që zakonisht u pëlqenin.

Në këtë realitet të ridimesionuar, jo të gjithë të rinjtë arritën të kuptonin dhe pranonin pasojat e tyre kryesisht në shëndetin mendor dhe mirëqenien fizike dhe psikologjike. 60% e tyre, tregojnë statistikat, kërkuan ndihmën e autoriteteve shëndetësore kundrejt 40% e tyre që nuk e bën.

Në këtë drejtim mjekja Rreli tha “Në rast se të rinjtë ose njerëzit në tërsi nëse shfaqin problematika të sëmundjeve të shëndetit mendor, duhet t’i drejtohen ekspertëve të shëndetit. Jo domosdoshmërisht te mjeku psikiatër, por edhe tek psikologu dhe punonjësi sociale. Ekspertët do të jenë ata që do të vlerësojnë më tepër gjendjen për ta referuar  tek profesionisti për ta trajtuar”.

Shqipëria nuk bën përjashtim nga e gjithë kjo situatë globale. Dy vite nga shfaqja e rasteve me pandemisë, vaksinimi po ndihmon në rikthimin ne realitetin e mëparshëm pavarësisht se herë pas herë mutacionet e shfaqura kërkojnë kujdes të veçantë apo edhe rikthim të përkohshëm të masave për tu mbrojtur nga infektimi.

Jeta në kryeqytet por edhe në vende të tjera po nis normalitetin dhe koncertet dhe aktivitetet në kryeqytet po vijnë si një moment i nevojshëm argëtimi për të rinjtë. Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë disa nisma të tilla gjallëruese për kryeqytetit dhe në kuadër të mbajtjes së titullit si kryeqytetit Evropian i Rinisë që po zbatohet gjatë këtij viti nga Kongesi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me bashkinë për të bërë të rinjtë të ndjejnë normalitetin, të shkëmbejnë përvojat e tyre dhe të vazhdojnë të ruajnë rolin se zëri më i rëndësishëm i së ardhmes së shoqërisë.

Related Posts