Menu

Përdorimi i ujit të pa analizuar, AKU gjobit bizneset

Në publikimet e aksioneve të saj në median sociale, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) gjatë muajit korrik, që sapo u mbyll, në gati çdo kontroll të kryer ka gjobitur biznese për ‘përdorim ujë të pa analizuar’. Kjo është masa e vetme që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me ushqimin për këto biznese, pasi masat e tjera i referohen kryesisht procedurave administrative të tilla si ‘moskryerja e rinovimit të librezës shëndetësore të personelit, ambientit të pa sistemuar, si dhe mosrealizimin e detyrave të lëna ne inspektimet e mëparshme’.

Jo pak herë në median e shkruar dhe atë vizive është diskutuar për cilësinë e dyshimtë të ujit, sidomos të kubave të akullit apo edhe ujit tjetër të hapur, që përdoret nga bizneset në veprimtarinë e tyre të përditshme.

Por sidoqoftë, lënia pa një përgjegjës për përmbajtjen e ujit, apo thjesht vënia në dyshim e  cilësisë së tij, lë shteg për shumë dyshime për shëndetin e qytetarëve që frekuentojnë këto biznese, të cilave nuk iu njihet përbërja e ujit që serviret, qoftë me anë të kubave të akullit apo për gatim. Këto biznese thjesht kanë marrë masa paralajmëruese dhe enigma e përmbajtjes së ujit ka mbetur e pazgjidhur.

Qendra Alert

alert.al 

Related Posts