6 persona u sëmurën pasi kishin konsumuar mish viçi të grirë, i cili gjendet në pako plastike nga HelloFresh. Mishi i viçit u emërtua “Mish i grirë viçi me 15% yndyrë”. Paketat kanë shënimin “EST.46841” brenda shenjës së inspektimit USDA dhe “EST#46841 L5 22 155” në anën e paketimit. Të gjashtë personat që jetojnë jashtë vendit u pyetën për këtë shpërthim të infeksionit thanë se kishin ngrënë mish viçi nga HelloFresh, përpara se të sëmureshin. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar nëse ndonjë mish tjetër i grirë mund të jetë i kontaminuar. Ndaj kërkohet nga konsumatorët që të kontrollojnë në frigoriferët e tyre nëse ndodhet mish viçi të grirë nga HelloFresh.
Këshilla
Mos hani asnjë nga ky lloj mish viçi. Hidheni tutje.
Lani sipërfaqet dhe enët që mund të kenë prekur produktet e mishit të grirë, duke përdorur ujë të nxehtë me sapun.
Telefononi ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor nëse keni një ose më shumë nga këto simptoma të rënda të coli:
Diarre dhe ethe
Diarre për më shumë se 3 ditë që nuk po përmirësohet
Të vjella, shenja të dehidrimit
Simptomat e E. colit
Shumica e njerëzve të infektuar me E.coli që prodhon toksina Shiga përjetojnë dhimbje të forta në stomak, diarre) dhe të vjella.
Simptomat zakonisht fillojnë 3 deri në 4 ditë pas marrjes së baktereve.
Shumica e njerëzve shërohen pa trajtim pas 5 deri në 7 ditë.
Disa njerëz mund të kenë probleme serioze me veshkat dhe duhet të shtrohen në spital. (FoodSafety)
Qendra Alert/Alert.al


