Menu

Qeset plastike, Mazreku: Ku “çalon” vendimi dhe pse kemi pak raste shkeljesh të deklaruara

E ftuar në emisionin “Alert” nga Granit Sokolaj në News24, Valbona Mazreku eksperte mjedisi ka folur për vendimin e ndalimit të qeseve plastike në Shqipëri, sa po zbatohet dhe pse do jenë të pranishme edhe përmes futjes në treg përmes rrugëve informale.

“Nga ajo çfarë kemi lexuar në raporte, duket që rastet e shkeljeve të ligjit kanë qenë të pakta, 4-5 raste dhe të ngresh një Task-Forcë duket që nuk shkon, pasi është një numër i papërfillshëm. Pamë që ditët e para kur u mor vendimi, në terren kishtë një mobilizim të madh dhe bizneset u munduan t’i përgjigjeshin duke marrë qeset e duhura apo ato me kartonë për t’i shërbyer konsumatorit. Besoj që në momentin e parë kur u startua me VKM nuk kishin informacion mbi numrin e qeseve të ruajtura, të cilat ishin të hedhura në treg. Që të gjente një lloj asgjësimi, adresimi, kjo është diçka që ka dalë jashtë vëmëndjes dhe për këtë arsye do vazhdojnë të jetë në treg ose edhe përmes futjes së qeseve plastike përmes rrugëve të tjera informale. Patjetër që supermarketet e mëdha kanë patur një angazhim para se të hynte në fuqi vendimi i 1 qershorit”-deklaroi ekspertja e mjedisit Valbona Mazreku.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts