Menu

Rrezart Bozo: Qytetarë dhe biznese, pre e hakërimit dhe gjobave

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Rrezart Bozo developer pranë Focus Media News, Panorama Group ka folur për rrezikun e hakërimit të të dhënave personale dhe se si qytetarë dhe biznese po bien pre e tyre.

“Jemi shumë të ekspozuar ndaj internetit, edhe pandemia ndikoi akoma më shumë ku universitetet u gjendën në vështirësi. Jemi të rrethuar nga pajisjet smart, harxhojmë shumë kohë në internet dhe pas benefiteve vijnë mbrapa edhe disa rreziqet. Shpesh na vijnë email fishing dhe mendojma se vijnë njoftime nga Facebook apo Instagram, por në të vërtetë na vijnë nga faqe të tjera për të na marrë të dhënat tona. Ekzistojnë emaile të shumta si psh. Një i afërmi jonë ka vdekur e na ka lënë një pasuri marramendëse, duke kërkuar të dhënat tonat dhe në fakt shumë qytetarë bijnë viktima të këtyre formave të rreziqeve. Pastaj kemi rreziqe më të vështira, janë ato vrima të sigurisë që kanë software të ndryshme që keqbërësit i gjejnë dhe bëjnë dëme të mëdha në ekonomi. Përmendim këtu rastin e spitaleve në Angli që kaluan në kolaps nga një virus, i cili merrte aksesin e kompjuterit dhe i kriptonte të gjithë informacionet dhe kundrejt një gjobe ai i rikthente informacionin. Ka ndodhur edhe në Shqipëri, që biznese të njohura kanë rënë pre e këtij virusi e janë detyruar të paguajnë kundrejt hakerit ose të humbin të dhëna të rëndësishme për vazhdimin e biznesit të tyre. Ka ardhur koha që të rishikohet kuadri ligjor duke përfshirë të gjithë aktorët që janë stakeholders, të cilët duhet të marrin masa që të minimizohen rreziqet. Mendoj se është e pamundur t’i zerojmë, por mund të bashkëjetojmë me to dhe të përpiqemi t’i shmangim këto rreziqe duke patur kujdes. Këtu hyn roli ndërgjegjësues i shoqerive të ndryshme, kurrikulave mësimore dhe i prindërve kundrejt fëmijëve”-deklaroi Rrezart Bozo.

Emisioni Alert

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts