Menu

Erjon Tase: Krimet kibernetike, ku çalon Shqipëria?

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Erjon Tase drejtor ekzekutiv, ASP ka folur për rrezikun nga sulmet kibernetike dhe rrezikun e shtuar nga përhapja e përdorimit të internetit.

“Përtej shumë problemeve që mund të sjellë përhapja e internetit është shumëfishuar për shkak të pandemisë së covid-19 apo orientimi i fëmijëve që në moshë të vogel. Interneti mësohet edhe në zonat e thella për shkak të pandemisë, pasi prindërit u detyruan që t’ju lejnë telefonin fëmijëve për të mësuar. Është e nevojshme që të shoqërohet me edukim, ndërgjegjësim si të fëmijëve edhe të prindërve. Bashkëpunimi i akademisë tonë me institucione shtetërore, Akces për kontrollin e sigurinë kibernetike, u fokusuam për ndërgjegjësimin ndaj rreziqeve që vijnë në kuadër të ekstremizmit të dhunshëm, mesazheve dhe gjuhës së urrejtjes e radikalizmit të të rinjve shqiptarë. Nga studimet e zhvilluara 3-4 vite më pare u pa që mesazhet ishin përdorur për të rekrutuar të rinj shqiptarë, në të gjithë rajonin. Gjuha shqipe ishte një nga 6 gjuhët që përdorën ISIS për të bërë propagandën, ndërsa tani nuk janë kaq hapurazi, por me chate sekrete. Detyra jonë ishte ndërgjegjësimi i të rinjve për të kuptuar mesazhet që mund të sillnin radikalizmin e tyre, pamë shqiptarë që udhëtuan me familjarët e tyre për të luftuar në Siri dhe ishte një realitet i dhimshëm. Ndërhyrja që synojmë ishte informimi, por edhe bashkërendimi i aktorëve të ndryshëm. Vihet re edhe nga raporte të BE dhe struktura që ndihmojnë Shqipërinë se institucione në këtë fushë nuk janë shumë bashkëvepruese. Vetë policia ka shumë ngarkesë me krimet kibernetike dhe pak personel, staf të trajnuar për të luftuar krimin kibernetik. Është e nevojshme që politikat kundër rreziqeve në internet të fokusohen tek edukimi, tek rritja e qëndrueshmërisë së rezistencës së përdruesve të internetit. Rruga më e mirë është se përdoruesit duhet të jenë të informuar dhe të kuptojnë rreziqet dhe t’i evitojnë”-deklaroi Erjon Tase.

Emisioni Alert

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed