Katër gjëra të rëndësishme për imunitet dhe kocka të forta.
Ja si të merrni vitaminë D!
- Hani ushqime të pasura me fibra
Shumica e njerëzve nuk e dinë se sa e rëndësishme është kjo! Fibrat prebiotike janë ushqimi i preferuar i mikrobiomës sonë dhe marrja e tyre garanton që do të funksionojë ashtu siç duhet. Frutat, perimet, bishtajoret dhe farat janë të gjitha ushqime me fibra të larta që duhet t’i hani çdo ditë.
- Pini vitamina me yndyrë cilësore
Vitamina D është e tretshme në yndyrë, prandaj suplementi shpesh do të jetë në formën e një kapsule që përmban një lloj vaji. Është e rëndësishme që yndyra të jetë e cilësisë së mirë, madje edhe nëse merrni vitaminë D në formën e një pilule “të thatë”, merrni me vete pak vaj ulliri. Trupi do të absorbojë 32 për qind më shumë!
- Merrni probiotik
Në këtë mënyrë, ju do t’i siguroni trupit gjithçka që i nevojitet që mikrobioma të funksionojë në mënyrë optimale. Në trup ka nga 300 deri në 500 lloje mikroorganizmash, secili prej tyre ka “kërkesat” e veta, por të gjithë i duan probiotikët.
- Merrni magnez
Ky mineral është thelbësor për përdorimin e vitaminës D në trup. Nëse nuk keni mjaftueshëm magnez, po shpenzoni para për një suplement të vitaminës D!
Qendra Alert/Alert.al

