Menu

Simptomat e alergjisë ndaj glutenit

Ekzistojnë pesë lloje të ndryshme të alergjisë ndaj glutenit dhe secila prej tyre ka shenja dhe simptoma specifike.

Natyrisht, alergjia ndaj glutenit nuk duhet të jetë arsyeja se pse i ndieni këto simptoma. Ekzistojnë shkaqe të shumta të mundshme.

Nëse e keni vënë re se tek ju janë të pranishme shumica e simptomave, nuk do të ishte keq të konsultoheni me ndonjë mjek ose nutrocionist dhe të përpiqeni ta filloni një dietë pa gluten, transmeton Telegrafi.

Tretja jofunksionale

Jo të gjithë personat që janë alergjikë ndaj glutenit do ta ndiejnë këtë simptomë, por kjo është pa dyshim një nga simptomat më të zakonshme. Ndoshta do të vëreni se shpesh vuani nga diarreja, kapsllëku, urthi, dhimbjet e barkut, fryrja dhe gazrat. Nëse i keni këto simptoma, kjo nuk do të thotë se gjithsesi vuani nga alergjia në gluten. Simptoma të ngjashme shfaqen edhe tek alergjia në laktozë. Megjithatë, është e rëndësishme që ta informoni mjekun.

Skuqjet

Një nga skuqjet më të njohura është dermatitis herpetiformis, që shfaqet në 25% të njerëzve që vuajnë nga alergjia në gluten. Dy forma të tjera të skuqjes janë keratoza pilaris (‘lëkura e pulës’) dhe urtikaria kronike gjithashtu shfaqet më shpesh tek njerëzit që vuajnë nga alergjia në gluten. Sigurisht, jo çdo skuqje shkaktohet nga gluteni. Megjithatë, në qoftë se e keni vërejtur që skuqja nuk kalon përkundër të gjitha llojeve të trajtimit, duhet të mendoni nëse ushqimi është shkaktari i mundshëm.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts