Menu

Skema 2026/ Guri: Nga 500 mijë lekë për pajisje te investimet e mëdha në ferma

I ftuar në emisionin “Alert”, zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri, ka dhënë detaje mbi skemën e re të mbështetjes për vitin 2026, e cila synon të afrojë të rinjtë në bujqësi dhe të rrisë investimet në sektor.

Guri u ndal te skema e investimeve, duke bërë të ditur se është parashikuar një grant me vlerë rreth 500 mijë lekë, i cili synon të mbështesë fermerët në blerjen e mjeteve të vogla bujqësore, si makina shkundëse apo pajisje të tjera që lehtësojnë përditshmërinë në fermë.

Ai theksoi gjithashtu se është hapur një thirrje më e madhe për investime, e cila përfshin pothuajse të gjitha fushat e bujqësisë dhe blegtorisë, përfshirë edhe masat mbrojtëse si sistemet anti-breshër. Kjo thirrje do të nisë aplikimet dhe lidhjen e kontratave gjatë vitit 2026.

Sipas Gurit, skema e investimeve ndahet në dy pjesë kryesore, ku krahas financimeve për investime, një rol të rëndësishëm zënë edhe pagesat direkte. Këto mbështetje financiare jepen në dy sektorë kryesorë, atë të bujqësisë dhe të blegtorisë, duke synuar rritjen e prodhimit dhe forcimin e sektorit rural në vend.

 

Related Posts