Menu

Kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar Ilir Kapaj

Guri: 10% mbrapsht për fermerët, mjaftojnë faturat dhe NIPT-i

I ftuar në emisionin “Alert”, zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri, ka dhënë detaje mbi skemën e re të mbështetjes për vitin 2026, e cila synon të afrojë të rinjtë në bujqësi dhe të rrisë investimet në sektor.

Guri sqaroi se përfitimi i 10% rimbursim përmes autofaturave nuk lidhet drejtpërdrejt me pagesën e sigurimeve shoqërore, por është një instrument fiskal që administrohet nga tatimet.

Ai theksoi se fermerët që janë të pajisur me NIPT duhet të mbledhin autofaturat e lëshuara nga subjektet blerëse, si grumbulluesit apo eksportuesit, dhe t’i paraqesin ato pranë administratës tatimore për të përfituar rimbursimin.

Ndërsa pagesa e sigurimeve shoqërore mbetet një element i rëndësishëm për garantimin e të ardhurave dhe pensionit në të ardhmen, përfitimi nga kjo skemë lidhet me dokumentacionin fiskal dhe jo me skemën e sigurimeve.

Guri: Ligj i ri për bujqësinë në 2026, përfitime për fermerët që investojnë

I ftuar në emisionin “Alert”, zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri, ka dhënë detaje mbi skemën e re të mbështetjes për vitin 2026, e cila synon të afrojë të rinjtë në bujqësi dhe të rrisë investimet në sektor.

Guri bëri të ditur se, në kuadër të përafrimit me Bashkimin Europian, është në përgatitje një ligj i ri për bujqësinë, i cili pritet të finalizohet dhe të hyjë në fuqi brenda vitit 2026.

Sipas tij, ky ligj do të krijojë mekanizma të rinj mbështetës për fermerët, duke u mundësuar atyre të përfitojnë një pjesë të vlerës së faturës së shitjes, në këmbim të angazhimit për zhvillimin e planeve të biznesit dhe realizimin e investimeve në kuadër të grupimeve ku ata bëjnë pjesë.

Ai theksoi se kjo qasje synon të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit dhe të forcojë bashkëpunimin mes fermerëve, duke i orientuar ata drejt modeleve më të organizuara dhe konkurruese në treg.

Kapaj: Nafta për fermerët pa efekt real, mungesa e kontrollit vendimtare

I ftuar në emisionin “Alert”, zëvendësrektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Ilir Kapaj, ka folur për skemën e re të mbështetjes në bujqësi për vitin 2026, e cila vjen me një buxhet më të lartë dhe me fokus te nevojat reale të fermerëve.

Kapaj u ndal te efektiviteti i skemave të mëparshme, duke theksuar se çdo politikë mbështetëse duhet të shoqërohet me instrumente të qarta për zbatimin dhe kontrollin e saj.

Sipas tij, skema e naftës synonte të ndikonte në uljen e kostove të inputeve dhe të prodhimit bujqësor në tërësi, por në praktikë ka qenë e vështirë të verifikohej nëse sasia e përfituar përdorej realisht në bujqësi.

Ai theksoi se mungesa e mekanizmave të kontrollit e ka bërë të vështirë garantimin e efektivitetit të kësaj mbështetjeje, duke shtuar se heqja apo forma e deritanishme e dhënies së naftës nuk ka dhënë impaktin e pritshëm në sektor.

 

Kapaj: Universiteti Bujqësor në mbështetje të skemës 2026, trajnim për fermerët në gjithë vendin

I ftuar në emisionin “Alert”, zëvendësrektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Ilir Kapaj, ka folur për skemën e re të mbështetjes në bujqësi për vitin 2026, e cila vjen me një buxhet më të lartë dhe me fokus te nevojat reale të fermerëve.

Kapaj theksoi se Universiteti Bujqësor i Tiranës ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë proces, përmes një bashkëpunimi të ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, që daton që prej vitit 2020.

Ai bëri të ditur se universiteti është angazhuar në mënyrë të vazhdueshme në programet e trajnimit, veçanërisht gjatë viteve 2022, 2023 dhe 2024, duke përfshirë ekspertët e tij në të gjithë qarqet e Shqipërisë. Trajnimet kanë synuar jo vetëm fermerët, por edhe agjencitë rajonale dhe profesionistët e sektorit bujqësor, në fusha si kultivimi i bimëve dhe rritja e kafshëve.

Sipas Kapajt, universiteti ka zhvilluar edhe takime të drejtpërdrejta me Ministrinë e Bujqësisë për diskutimin e skemës, ndërsa theksoi se kjo paketë mbështetëse është ndërtuar edhe mbi bazën e feedback-ut pozitiv të marrë nga trajnimet në terren.

 

Guri: 100 euro për hektar për fermerët, skemë e re mbështetjeje

I ftuar në emisionin “Alert”, zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri, ka dhënë detaje mbi skemën e re të mbështetjes për vitin 2026, e cila synon të afrojë të rinjtë në bujqësi dhe të rrisë investimet në sektor.

Guri bëri të ditur se është parashikuar një skemë e re me pagesa direkte prej 100 euro për hektar për fermat mbi 3 hektarë, një mbështetje që nuk ka ekzistuar në vitet e mëparshme dhe që vjen si vlerë e shtuar për sektorin.

Ai theksoi se kjo skemë ka karakter gjithëpërfshirës, ndryshe nga skemat e mëparshme, si ajo e naftës, e cila lidhej drejtpërdrejt me prodhimin e kulturave të caktuara si gruri apo misri.

Sipas Gurit, orientimi i ri vjen edhe si kërkesë e vazhdueshme nga Bashkimi Europian për të shkëputur mbështetjen nga prodhimi dhe për ta orientuar atë drejt fermës dhe inputeve bujqësore. Ai shtoi se ky tranzicion kërkon kohë, por synimi është rritja e mbështetjes për fermerët në një mënyrë më të qëndrueshme dhe të përafruar me standardet europiane.

Skema 2026/ Guri: Nafta për fermerët nuk është hequr, 10% rimbursim përmes autofaturave

 

I ftuar në emisionin “Alert”, zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri, ka dhënë detaje mbi skemën e re të mbështetjes për vitin 2026, e cila synon të afrojë të rinjtë në bujqësi dhe të rrisë investimet në sektor.

Guri theksoi se mbështetja për naftën nuk është hequr, por është integruar në një skemë më të gjerë kombëtare, e cila kombinohet me instrumente fiskale. Sipas tij, një nga këto instrumente është pagesa 10% për autofaturat, e miratuar që në nëntor 2025 me buxhetin e shtetit.

Ai shpjegoi se fermerët përfitojnë 10% të vlerës së autofaturave të lëshuara nga subjekte të regjistruara me TVSH, duke përfshirë edhe shpenzimet për naftën si pjesë e inputeve bujqësore. Autofaturat ruhen nga fermerët dhe dorëzohen dy herë në vit, në qershor dhe dhjetor, pranë administratës tatimore, ku përfitohet rimbursimi.

Sipas Gurit, kjo skemë jo vetëm mbështet financiarisht fermerët, por edhe nxit formalizimin e prodhimit bujqësor, një element i rëndësishëm si për fiskalitetin ashtu edhe për sigurinë ushqimore, duke sjellë përfitime më të mëdha krahasuar me skemat e mëparshme të mbështetjes për naftën.

Skema 2026/ Guri: Nga 500 mijë lekë për pajisje te investimet e mëdha në ferma

I ftuar në emisionin “Alert”, zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri, ka dhënë detaje mbi skemën e re të mbështetjes për vitin 2026, e cila synon të afrojë të rinjtë në bujqësi dhe të rrisë investimet në sektor.

Guri u ndal te skema e investimeve, duke bërë të ditur se është parashikuar një grant me vlerë rreth 500 mijë lekë, i cili synon të mbështesë fermerët në blerjen e mjeteve të vogla bujqësore, si makina shkundëse apo pajisje të tjera që lehtësojnë përditshmërinë në fermë.

Ai theksoi gjithashtu se është hapur një thirrje më e madhe për investime, e cila përfshin pothuajse të gjitha fushat e bujqësisë dhe blegtorisë, përfshirë edhe masat mbrojtëse si sistemet anti-breshër. Kjo thirrje do të nisë aplikimet dhe lidhjen e kontratave gjatë vitit 2026.

Sipas Gurit, skema e investimeve ndahet në dy pjesë kryesore, ku krahas financimeve për investime, një rol të rëndësishëm zënë edhe pagesat direkte. Këto mbështetje financiare jepen në dy sektorë kryesorë, atë të bujqësisë dhe të blegtorisë, duke synuar rritjen e prodhimit dhe forcimin e sektorit rural në vend.

 

Blegtoria në fokus/ Guri: Skema 2026 financon ndërtimin e staneve

I ftuar në emisionin “Alert”, zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri, ka dhënë detaje mbi skemën e re të mbështetjes për vitin 2026, e cila synon të afrojë të rinjtë në bujqësi dhe të rrisë investimet në sektor.

Guri bëri të ditur se këtë vit është integruar një masë e re që synon nxitjen e investimeve për ndërtimin e staneve, si një hap për të rikthyer vëmendjen te sektori blegtoral, i cili mbetet sfidues.

Sipas tij, në kushtet kur blegtoria, veçanërisht për bagëtitë e imta, zhvillohet kryesisht në ambiente të hapura, është e domosdoshme mbështetja për krijimin e kushteve më të mira të jetesës dhe punës për barinjtë.

Në këtë kuadër, grantet e skemës do të ndihmojnë në ndërtimin e staneve dhe përmirësimin e kushteve të prodhimit, duke synuar jo vetëm rritjen e cilësisë së produkteve, por edhe përmirësimin e kushteve të jetesës për ata që punojnë në këtë sektor.

 

Skema 2026/ Guri: Të rinjtë drejt bujqësisë, më shumë investime dhe mbështetje për fermat

I ftuar në emisionin “Alert”, zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri, ka dhënë detaje mbi skemën e re të mbështetjes për vitin 2026, e cila synon të afrojë të rinjtë në bujqësi dhe të rrisë investimet në sektor.

Sipas Gurit, një i ri që ka punuar në fermën e familjes, ka ngritur përvojë dhe njohuri në këtë fushë dhe kërkon të vazhdojë të ardhmen e tij në bujqësi, duhet të ndjejë mbështetjen e qeverisë dhe të shoqërisë shqiptare për të hedhur një hap më tej drejt përmirësimit të kushteve, rritjes së nivelit të prodhimit dhe investimeve në fermë.

Ai bëri të ditur se do të dalë edhe udhëzimi për personat që plotësojnë kushtet për të përfituar nga grantet e kësaj skeme. Mosha për përfituesit mbetet nga 35 deri në 40 vjeç, për të ruajtur përafrimin me Bashkimin Europian dhe me skemën IPARD.

Guri theksoi se prioritet do të kenë të rinjtë që kanë eksperiencë të dëshmuar në sektorin bujqësor dhe që e shohin të ardhmen e tyre të lidhur me këtë fushë, duke shtuar se synimi është që në Shqipëri të ketë gjithnjë e më shumë të rinj të angazhuar në bujqësi.

"Skema 2026 e bujqësisë rrit fonde"/ Rrapaj: Por fermerët shqiptarë dalin të zbuluar ndaj rajonit

Në emisionin “Alert” ishte i ftuar Agim Rrapaj, kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, për të diskutuar mbi skemën e re të mbështetjes për bujqësinë për vitin 2026.

Ai analizoi të mirat dhe mangësitë e paketës financiare që vjen me një rritje prej 16% të fondeve.

Rrapaj theksoi se, pavarësisht rritjes, mbështetja direkte për fermerët shqiptarë mbetet më e ulët se ajo e fqinjëve në rajon.

“Në Kosovë mbështetja është gati dyfish, në Maqedoni e Serbi gjithashtu më e madhe. Fermerët tanë dalin të zbuluar për sa i përket konkurrueshmërisë.”-tha ai.

Ai nënvizoi gjithashtu problematikën e informalitetit, pasi skema nuk njeh grupimet apo kooperativat e fermerëve, duke lënë jashtë një pjesë të madhe të prodhuesve.

“Është koha që të mendohet një ligj për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, që të njohim këto grupime dhe t’u japim mundësinë të përfitojnë nga mbështetja.”- u shpreh Rrapaj.Rrapaj përfundoi duke thënë se pa adresuar këto dy çështje, skema rrezikon të mos arrijë objektivin e saj kryesor: rritjen e konkurrueshmërisë dhe mbështetjen gjithëpërfshirëse të sektorit bujqësor.