Qendra ALERT ka mundur të sigurojë raport-analizat e autoriteteve të Kroacisë, ndërsa ka mësuar dhe sasinë e bllokuar e kthyer mbrapsht.
Bëhet fjalë për një ngarkesë prej 8216 kg speca, që u bllokuar nga autoritetet kroate, pas analizave të kryera dhe që rezultuan me përmbajtjen e 3 pesticideve të ndaluara për përdorim, insekticidet Flonicamidit, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad.
Sasia e specave është kthyer drejt Shqipërisë dhe deri në orën 14:00 të datës 1 tetor, nuk kishte mbërritur ende në territorin e Shqipërisë. Me pas, do të jetë detyrë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Drejtorisë rajonale në Fier të këtij institucioni, që të ndjekë ngarkesën deri në kthim e asgjësim, me qëllim moslejimin e daljes së specave në tregun vendas.
Specat u nisën nga Divjaka dhe sistemi RASFF e publikoi njoftimin më 29 shtator.
@Qendra ALERT




