Menu

Agron Shehaj

Agron Shehaj: Pas takimit me Yuri Kim, më sulmuan persona antiamerikanë të kontraktuar nga PD

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.
Ai tha se pas takimit të tij me ambasadoren amerikane Yuri Kim, persona me qasje anti-amerikane janë kontraktuar nga PD për ta sulmuar atë.
“Përveç reagimeve të demokratëve për shpalljen “non grata” të Berishës nga SHBA, ka patur edhe sulme nga individë që kanë filluar të punojnë kohët e fundit në PD dhe kanë qasje anti-amerikane. Janë të kontraktuar. Sulmet që më janë bërë pasi u bë i ditur takimi me ambasadoren amerikane janë të orkestruara”, tha Shehaj në Euronews Albania.

Agron Shehaj takohet me Yuri Kim: PD dhe SHBA do të forcojnë lidhjet në të ardhmen

Agron Shehaj thotë se sot paradite është ftuar për një bisedë nga ambasadorja amerikane Yuri Kim. Shehaj nënvizon se SHBA ka qenë në krah të PD-së që në ditët para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në 1992.

Që nga ajo kohë, shton Shehaj, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve.

‘Sot paradite, me ftese te saj, bisedova me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992. Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve. Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në ta ardhmen.’- shkruan Shehaj.