Menu

Ambasadorja Kim

Ambasadorja Kim: Biden e zgjeroi urdhrin dhe për Shqipërinë, ka identifikuar sjellje të dënueshme

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka dhënë mesazhe të forta pas urdhrit ekzekutiv të presidentit Joe Biden që përfshin Ballkanin Perëndimor, i cili parashikon bllokimin e pronave dhe ndalim të hyrjes në SHBA të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

E pranishme në konferencën ‘Forcimi i Drejtësisë Penale’, Yuri Kim tha se aksionet e ditëve të fundit të bëra nga SPAK por edhe gjatë këtij viti, janë rezultat i një pune të gjatë.

“Kënaqësi që jam këtu, duke ju përgëzuar juve dhe të gjithë prokurorëve që janë duke punuar për popullin shqiptar. Ky është moment i rëndësishëm dhe të gjithë i kanë parë lajmet. Ajo që jemi duke parë është rezultat i një pune të gjatë, të vështirë. Orë të tëra duke kaluar dhe duke parë faktet sipas rastit. Faleminderit që më keni ftuar për të parë përpjekjet tona të përbashkëta në luftën kundër krimit. Ju e dini më mirë se unë, unë jam e huaj. Të gjitha institucionet duhet të punojnë së bashku për të ndërtuar besimin e publikut në drejtësinë penale. Veprimet që kemi dëshmuar në javët e fundit, madje në vitin e fundit, që kur janë ngritur institucionet e reja, kanë ngritur besimin e qytetarëve. Ngritja e këtyre institucioneve, është me rëndësi. Ky është çast i rëndësishëm. Sistemi është funksional. Por nuk është ende në majë të performancës, për shkak të mungesës së personelit dhe të mungesës së besimit.

Muajin e kaluar, presidenti Biden e bëri të qartë se SHBA-të e konsiderojnë korrupsionin cënim të sigurisë kombëtare. Jo thjesht se kërcënon SHBA por sigurinë e miqve dhe aletëve tanë, përfshi Shqipërinë. Si pasqyrim i kësaj politike të re, presidenti Biden zgjeroi shtrirjen e urdhrit ekzekutiv për të sanksionuar personat e përfshirë në destabilizimin e Ballkanit, për të përfshirë edhe për Shqipërinë. Ai ka identifikuar sjellje të tjera të dënueshme dhe e ka bërë urdhrin ekzekutiv ndaj një game të madhe personash të përfshirë në aktivitete që çojnë në abuzime serioze, në Ballkanin perëndimor, ose që kanë të bëjnë me korrupsionin.

Ky urdhër duhet të nxisë zyrat të dyfishojnë përpjekjet në luftim kundër korrupsionit. Ju nxis të gjithëve që të punoni së bashku, për të gjetur mënyrat më të mira, SHBA do të vazhdojnë që t’iu mbështesin, për të ndërtuar një Shqipëri më të begatë, me institucione që shërbimin për publikun e bëjnë përparësinë e tyre.”, tha Kim.
alert.al/

Ambasadorja Kim thirrje zyrtarëve të korruptuar: Koha të reflektoni, a ia vlen të shkosh në burg?

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe. Ajo i fton zyrtarët të reflektojnë dhe shqyrtojnë veprimet e tyre. Sipas saj, askush nuk është mbi ligjin.

“Nëse jeni të përfshirë në korrupsion, pa marrë parasysh sa të fuqishëm mendoni se jeni, tani është koha për të shqyrtuar ndikimin që veprimet tuaja do të kenë në familjen dhe vendin tuaj. Tani është koha për të shqyrtuar nëse ia vlen të shkosh në burg. Tani është koha për të ndaluar. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan Kim në një postim në Twitter

alert.al/

 

"Bukur të admirosh Dhërmiun", Ambasadorja Kim në bregdet për fundjavë, ka zënë miq të rinj

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka vendosur që këtë fundjavë ta kalojë në qytetin bregdetar Vlorë, larg politikës. Kim ka vizituar Dhërminë, ku përpos natyrës, ka zhvilluar takime edhe me qytetarët. Ajo ka postuar disa foto në Instagram, ku shihet me një bebe në krahë, më pas duke zhvilluar një bisedë me disa të moshuar dhe me disa të rinj.

“E mrekullushme të shohësh miq të vjetër, të bësh miq të rinj, të flasësh për familjet tona dhe të qeshim sëbashku, dhe të admirosh bukuritë e Dhërmiut,” shkruan ambasadorja në postimin e saj.

alert.al

Ambasadorja Kim takon hetuesit: Këmbëngulni në punën tuaj, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim vizitoi ditën e djeshme SPAK-un, ku qeveria amerikane dhuroi mbi 100,000 dollarë në pajisje hetimore për BKH-në.

Pas takimit të diplomates, në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane thuhet se Kim përgëzoi grupin e hetuesve, aktualisht në trajnim, të cilët u përzgjodhën nga qindra aplikantë pasi përfunduan me sukses një proces shumë selektiv dhe rigoroz, që përfshinte testime me shkrim, verbale, dhe të aftësisë fizike; verifikime të pasurisë, si dhe kontrolle të së kaluarës dhe integritetit të tyre.

Diplomatja përsëriti mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i nxiti ata të këmbëngulin në punën e tyre të vështirë, e cila është thelbësore për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Postimi i plotë i Ambasades

Ambasadorja Yuri Kim vizitoi SPAK, ku qeveria amerikane dhuroi dje mbi 100,000 dollarë në pajisje hetimore për BKH-në. Ambasadorja përgëzoi grupin e hetuesve, aktualisht në trajnim, të cilët u përzgjodhën nga qindra aplikantë pasi përfunduan me sukses një proces shumë selektiv dhe rigoroz, që përfshinte testime me shkrim, verbale, dhe të aftësisë fizike; verifikime të pasurisë, si dhe kontrolle të së kaluarës dhe integritetit të tyre. Ajo përsëriti mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i nxiti ata të këmbëngulin në punën e tyre të vështirë, e cila është thelbësore për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

alert.al/

Ambasadorja amerikane Yuri Kim shkon në SPAK, takim me Arben Krajën dhe Aida Hajnajn

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka mbërritur sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Ajo do të zhvillojë një mbledhje me kreun e SPAK, Arben Krajën dhe me drejtoreshën e BKH, Aida Hajnaj

Po ashtu, ditën e sotme do të prezantohen 28 hetuesit e rinj të BKH-së. Kim do të prezantojë hetuesit e rinj të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një njësi e ngritur posaçërisht me mbështetjen e amerikanëve.

Vizita vjen një ditë pas vizitës së zyrtarit të lartë amerikan Philip Reeker.

Ndihmës Sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Ambasadori Philip T. Reeker ishte dje në Tiranë ku zhvilloi takime me Kryeministrin Edi Rama, kreun e PD Lulzim Basha dhe ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes.

Sipas njoftimit të ambasadës së SHBA, Reeker në të gjitha takimet ka nënvizuar vendosmërinë e Biden dhe Blinken se lufta kundër korrupsionit është interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA.Po ashtu ai vlerësoi marrëdhëniet Shqipëri-SHBA dhe ofroi mbështetjen e fortë për Reformën në Drejtësi. luftën kundër krimit të organizuar pasi progresi në kët çështje promovon demokracinë, mbrojtjen e biznesin në Shqipëri dhe rrugën drejt BE.

alert.al/

Ambasadorja Kim: Urdhri i Biden kërkon veprim, çojini në burg përgjegjësit e korrupsionit!

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka komentuar në një konferencë të OSBE, urdhrin e ri të Joe Biden ku përfshihet Shqipëria dhe ish-Jugosllavia për ndalimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të këtyre vendeve që janë përfshirë në korrupsion qeveritar apo ndikojnë në destabilizimin e e rajonit.

Znj.Kim thotë se urdhri i Biden synon të kërkojë llogari ndaj atyre që shkelin të drejtat e njeriut.

Po asshtu ajo ka theksuar se ata persona që kryejnë trafik qeniesh njerëzore do u ndalohet hyrja në SHBA dhe ka kërkuar që trafikantët të çohen në burg pasi ky është synimi i Amerikës.

‘’Biden e ka bërë të qartë që korrupsioni dhe krime destabilizuese përbejnë kërcënime jo vetëm për SHBA, por edhe për botën. Shqipëria për integrimin në BE nuk i kërkohet asgjë më pas, urdhri i Biden lidhur me Balkkanin Perëndimor e ngre në përparësi, synojmë përgjegjësit ose bashkëpunëtorët për abuzimin me të drejtat e njeriut të jenë pas hekurave, dërgojini në burg trafikantët. Nëse trafikoni qenie njerëzore do ju pezullojmë hyrjen në SHBA, nëse keni vizë ajo nuk do iu hyjë më në punë, nëse trafikon qenie njerëzore do të marrë veprime për pronën tua nëse ka lidhje me SHBA, urdhri i Biden kërkon veprim kolektiv. Presim bashkëpunimin me OSBE për të zbatuar përgjegjësitë tona së brendshmi dhe së jashtmi për qëllimin e përbashkët, Shqipëria është në një pikë kthese, është anëtare e NATO-së, sapo fituar një vend në OKB dhe Shqipëria është në prag të hapjes formale të negociatave me BE, ky është momenti për Shqipërinë që të tregojnë udhëheqjeje për problematikën e trafikimit të qenieve njerëzore. Falë reformës në Drejtësi, ju e dini që keni profesionistët për të vendosur trafikantët pas hekurat dhe për të ndihmuar viktimat, le të punojmë së bashku për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore’’- tha znj.Kim.

alert.al/

Agron Shehaj takohet me Yuri Kim: PD dhe SHBA do të forcojnë lidhjet në të ardhmen

Agron Shehaj thotë se sot paradite është ftuar për një bisedë nga ambasadorja amerikane Yuri Kim. Shehaj nënvizon se SHBA ka qenë në krah të PD-së që në ditët para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në 1992.

Që nga ajo kohë, shton Shehaj, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve.

‘Sot paradite, me ftese te saj, bisedova me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992. Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve. Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në ta ardhmen.’- shkruan Shehaj.