Menu

PD

PD, Bardhi: Patronazhisti i PS, trafik droge për blerjen e votave

Sekretari i Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për rastin e arrestimit të punonjësit të Zjarrfikëses Tiranë, i përfshirë në trafik droge.

Deklarata e Gazment Bardhit:

“Ndalohen dy trafikantë droge dhe përgjimet tregojnë se kanë qenë të angazhuar në blerje votash për regjimin Rama-Doshi. Arrestohet për trafik droge një punonjës i zjarrëfikëses në Tiranë dhe rezulton të jetë patronazhist i PS-së. Ky është kriminalizimi i politikës, kjo është masakra zgjedhore e 25 prillit, kështu u pengua ndryshimi që njerëzit donin, me trafikantë droge e paratë e pista të drogës. Zhbërja e kësaj padrejtësie është dhe do të mbetet misioni ynë. Ne nuk do të ndalemi në betejën tone kundër kësaj pakice që përdor çdo mjet për të tjetërsuar vullnetin e lirë të shqiptarëve. Me shumicën e qytetarëve ne do të kthejmë legjitimitetin dhe demokracinë në vend”.

Deklarata shoqërohet me listën e patronazhistëve të PS-së, ku rezulton edhe emri i punonjësit zjarrfikës Ndriçim Harka.

alert.al/

Agron Shehaj: Pas takimit me Yuri Kim, më sulmuan persona antiamerikanë të kontraktuar nga PD

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.
Ai tha se pas takimit të tij me ambasadoren amerikane Yuri Kim, persona me qasje anti-amerikane janë kontraktuar nga PD për ta sulmuar atë.
“Përveç reagimeve të demokratëve për shpalljen “non grata” të Berishës nga SHBA, ka patur edhe sulme nga individë që kanë filluar të punojnë kohët e fundit në PD dhe kanë qasje anti-amerikane. Janë të kontraktuar. Sulmet që më janë bërë pasi u bë i ditur takimi me ambasadoren amerikane janë të orkestruara”, tha Shehaj në Euronews Albania.

Basha përgatit PD-në për zgjedhje të parakohshme: Kush flet për 2025, është dorëzuar!

“Kush flet për 2025-ën, është dorëzuar tashmë. Unë nuk jam dorëzuar dhe unë e di që ju s’jeni dorëzuar”, deklaroi kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë takimit me demokratët e Kamzës, Vorës dhe njësisë 11.

Ai tha se Partia Demokratike nuk do të lejojë përçarjen, ndërsa veten, e konsideron lider sakrificash dhe jo privilegjesh.

“Dhe lidershipi im në krye të Partisë Demokratike, nuk ka qenë kurrë një lidershipi privilegji, as për vete dhe as për ju, por sakrificash. E kush më mirë se ju është dëshmitari i këtyre sakrificave? pavarësisht të gjithë përpjekjeve të kundërshtarit për të na përçarë, jo sot, por sot e mot, që në muajt e parë të lindjes së kësaj partie janë thyer njëra pas tjetrës si shkopinj. Ai e ka kthyer partinë e tij në një stallë lopësh. Ne bëjmë garë, ne bëjmë debat, ne bëjmë konkurrencë, ne vendosim një anëtarë një votë, dhe ky është një avantazh i padiskutueshëm.”

Demokratëve i garantoi edhe një herë se opsioni i bashkëpunimit me Ramën, nuk ekziston.

“Nuk ka bashkëpunim me regjimin e Edi Ramës, Tom Doshit me shokë, por ka atë që bën çdo qytetar me dinjitet në Europë, çdo familje politike me dinjitet ka përballje me anti-vlerat”

Sipas tij Rama e ka kthyer PS në një “stallë lopësh”.

“Kjo që po bëjmë tani është një nga vlerat që na distancon me çdo parti tjetër, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Ai e ka kthyer partinë e tij në një stallë lopësh. Ne bëjmë garë, ne bëjmë debat, ne bëjmë konkurrencë, ne vendosim një anëtarë një votë, dhe ky është një avantazh i padiskutueshëm. Po brenda këtij avantazhi ka dhe një risk për të cilin jam shprehur dhe dua ta përsëris, në kushtet kur me gjithë masakrën zgjedhore ka përballë një Parti Demokratike më të fortë, më të madhe sesa ç’u fut në betejën e 25 prillit, hileja e dytë që do të përdor është përpjekja për të na e kthyer këtë proces por ndoshta dhe proceset e tjera, në një mekanizëm përçarjeje”, shtoi Basha.

Bashkë me 3 kandidatët e tjerë të vendosur përballë tij, Basha ka kohë deri më 11 Qershor për të bindur anëtarësinë ta votojë, ndërsa është i vetmi mes tyre që nuk ka paraqitur një program për reformimin e PD.

alert.al/

“Ulni gjakrat! Boll me sharje!”, demokratja i drejtohet Edit Harxhit gjatë takimit

Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edit Harxhi i përballë sot me kërkesën e një gruaje që i kërkoi të ulet tensioni në PD. Gjatë takimit një grua kujtoi me lot vuajtjet në sistemim komunist dhe kërkoi nga Harxhi që të ulen gjakrat brenda PD-së.

 “Unë jam demokrate. Ulni gjakrat. Nuk duam më sharje. Boll na ikën” tha ajo. Vërejtja u bë gjatë takimit të Harxhit me gratë demokrate.

“Unë dhe Basha kemi qenë miqtë më të mirë, në parti e dinë mirësinë time me Bashën, por kjo është çështje partie. Mos mendoni se do të bëja një përballje personale kundër Bashës dhe askujt”, tha ajo.

Ajo tha se nëse do të votohej do të hapte partinë jësoj siç bëri Berisha në vitin 2005, duke rikthyer të djathtët në pushtet.

“Do të doja që PD të kishte një zonjë në krye, por sido që të ndodhë do të më keni në këtë shtëpi deri kur të kem frymën e fundit dhe jo në një parti tjetër. Kush ka mundësi të kthehet që është i djathtë të kthehet në këtë shtëpi. Gjithçka të zgjidhet me votë, edhe ata që kthehen të futen në votëbesim. Sikur e bëri Berisha në 2005, të hapen partia duke lënë të gjitha hatërmbetjet. Bashkim pa pasur paragjykim për ndasi, përveç të majtës. Duhet qarkullim elitash” tha ajo.

alert.al/

 

 

Basha në Lushnjë: Nga 25 prilli kemi dalë më të fortë dhe më të vendosur sesa hymë

Nga Lushnja, ku ishte për bashkëbisedim me demokratët, Lulzim Basha e konsideroi Kryeministrin Rama si personin që ‘vodhi shpresën e shqiptarëve’, duke garantuar që nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me të.

Për Bashën ndonëse masakra zgjedhore e 25 prillit e ka ndalur përkohësisht projektin e ndryshimit dhe aspiratën kombëtare për ndryshim, nga ‘kjo masakër e projektuar për ta prerë përgjysmë, në fakt kemi dalë më të fortë dhe më të vendosur sesa hymë’.

“Ju e dini që lidershipi im s’ju ka dhënë privilegje por vetëm sakrifica. Dhe disa prej betejave më të mëdha të pluralizmit janë zhvilluar në këto vite, i kemi zhvilluar së bashku. Por ka qenë pikërisht ndërthurja e sakrificave dhe betejave që kemi bërë së bashku, çelësi i faktit që sot pas një masakre zgjedhore të përmasave si ajo e 25 prillit, ne nuk jemi më të dobët por më të fortë. Fakti që ka dëshmuar shqiptarëve se përmes këtyre sakrificave dhe betejave ne nuk jemi njerëzit e privilegjeve për veten tonë, por jemi njerëzit që i primë betejave për fatin e tyre dhe familjeve të tyre”, tha Basha.

Duke përfunduar kryetari aktual i PD tha se demokratët kanë një dhe këtë detyrë nuk mund ta shmangin, atë të mbrojtjes së demokracisë.

Në qoftë se është diçka e qartë gjatë këtyre 30 viteve për demokratët dhe për kundërshtarët tanë, është që ne nuk jemi dorëzuar kurrë edhe në kohë të vështira kur sfidat dukeshin të pakapërcyeshme dhe fati ynë i pasigurt. Nuk jemi dorëzuar sepse kemi besuar në vlera dhe sepse kemi vazhduar rrugën të bashkuar”, tha ndër të tjera në takimine  zhvilluar me PD-në e Lushnjës Lulzim Basha.

alert.al/

Basha: Ja përgjegjësia me të cilën vij para demokratëve të Vlorës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal për një takim sot me demokratët e Vlorës. Kryeopozitari tha se kushdo që mendon se demokratët kanë ndërmend që të dorëzohen dhe të pranojnë masakrën elektorale, sipas tij e kanë gabim.

Basha shtoi më tej se pavarësisht mosmarrëveshjeve apo pakënaqësive që mund të ekzistojnë, demokratët duhet të jenë të vetëdijshëm për diçka, barrën e përgjegjësisë që ende rëndon mbi supet e tyre.

“Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra! Është një nder dhe kënaqësi e veçantë të ndodhem sot në mesin tuaj përsëri, ndonëse jo në rrethana që do na kishte dashur zemra. Po kjo jo për fajin tuaj. Asnjë demokrate edhe demokrati të Vlorës dhe jo për fajin e shqiptarëve. Sepse vëllezër dhe motra ne ndodhemi sot këtu në këtë takim, fiks një muaj pas një beteje ku përballë nuk kishim një kundërshtarë politik, por kishim një regjim i cili nuk bëri thjesht dhe vetëm shkelje ligjore por një masakër të vërtetë zgjedhore. Ne u futëm në këtë betejë me një objektiv, i cili nuk ishte thjesht dhe vetëm synimi ynë dhe nuk bëhej për pushtetin tonë, për karrigen time apo karriget tuaja, por bëhej për të gjithë vlonjatët dhe të gjithë shqiptarët. Ne nuk e harruam asnjë çaste të betejës, motivin se pse ishim në këtë betejë, për vlonjatët, për shqiptarët, për ndryshimin që e donin më 25 prill dhe që u mohua dhunshëm padrejtësisht, dhe në bindjen time përkohësisht, nga masakra zgjedhore. Se çfarë ndodhi e di fare mirë unë, e dinë fare mirë shqiptarët, e di gjithsecili prej jush.

Çdokush po të vij e të flas këtu, do të tregojë shenjat e veta të betejës me të cilin është përballur. E pavarësisht gjitha këtyre, ne arritëm të shënonim diçka për Shqipërinë dhe demokracinë. Ne u rritëm, u bëmë më të fortë, u bëmë më të mëdhenj, me një përballje të pabarabartë ku kishim me vete vlerat tona, idealet tona, vizionin tonë, zgjidhjet për shqiptarët.

Ata me banditë, ne me njerëz të ndershëm në krah, ata me shukat e parave të drogës, krimit, bandave, korrupsionit shtetëror, të buxhetit të vjedhur e të shpërdoruar të shtetit si asnjëherë, legalizimeve për votat, hashashit për votat, të ndërtimeve pa leje për votat, deri presionit të kompanive private për votat dhe ne me program dhe me aleancë me qytetarët, në aleancë me çdo grup shoqëror, me kontrata të firmosura për Shqipërinë ndryshe, për Shqipërinë e të nesërmes.

Kushdo që mendon se me kaq mbaroi, e ka shumë gabim. Kushdo që mendon se demokratët, anembanë Shqipërisë, kanë ndërmend të dorëzohen dhe të pranojnë këtë masakër, e ka shumë gabim dhe nuk ka vend më të mirë për ta thënë këtu, se në mesin e demokratëve të Vlorës, që nuk janë dorëzuar kurrë, as në ditët më të errëta të Vlorës e të këtij vendi. Pavarësisht prej mosmarrëveshjeve apo pakënaqësive që mund të ekzistojnë, duhet të jeni të vetëdijshëm për diçka, barrën e përgjegjësisë që ende rëndon mbi supet tona, të misionit historik të papërmbushur të 25 prillit, para shqiptarëve, para Shqipërisë, për të cilën e bëmë betejën, të cilën e besuam dhe prandaj na ndoqën. Kush prej jush ofroi para për votën apo i shantazhoi votuesit apo ndau fonde, apo shpërdoroi detyra shtetërore? S’kishim se si sepse ne ishim një me ta. Ndaj, e vetmja arsye që na ndoqën, ishte sepse besuan se beteja bëhej për ta dhe për ta u bë dhe për ta do ta vazhdojmë betejën deri në fund.

Është një betejë për ndryshim, së pari, sepse ne kemi qëndruar gjithmonë besnikë ndaj vlerave me të cilat kemi lindur, vlerave të lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut, të ekonomisë së tregut, të barazisë para ligjit, vlerave me të cilat kjo parti politike, kjo familje politike mori formë dhe i mbijetoi edhe kohëve më të vështirë. Ndaj, me përgjegjësinë që na kanë ngarkuar shqiptarët, me përgjegjësinë e ndalur në mes me 25 prill i cili nuk i dha zgjidhje asnjë prej pyetjeve të cilat u shtruan për zgjidhje, por i bëri edhe më të mëdha pyetjet për gjithçka, për ekonominë, për sigurinë, për integrimin.

Me këtë barrë përgjegjësie vij sot para jush me një kërkesë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë: për t’ju ftuar ta vazhdojmë së bashku dhe ta çojmë deri në fund betejën për Shqipërinë dhe shqiptarët, betejën për ndryshimin. Duke ia shkurtuar ditët regjimit Rama-Doshi të dalë nga masakra zgjedhore e 25 prillit dhe duke bërë të mundur që Shqipëria të çlirohet nga ky makth dhe duke u çliruar nga ky makth të mund të zgjedhë rrugën e ndryshimit, rrugën që ne ofrojmë dhe garantojmë.”, tha Basha.