Menu

AUVK

Thaçi: Laboratorët në Kosovë forcohen për analiza më të avancuara ushqimore

Në pjesën e tretë të emisionit Alert, moderuar nga Granit Sokolaj, u trajtua tema “Salmonela në Kosovë?!”. I ftuar në studio ishte Lamir Thaçi, zyrtar i komunikimit në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK), i cili bëri me dije se së fundmi Banka Botërore ka akorduar një investim të rëndësishëm për përmirësimin e sistemeve laboratorike në Kosovë, me qëllim rritjen e sigurisë ushqimore.

Thaçi theksoi se Kosova ka prej vitesh mbështetje nga Bashkimi Europian dhe nga Banka Botërore, si dhe nga Shqipëria në fusha të caktuara. Ai nënvizoi se laboratori i ushqimit dhe ai veterinar në Kosovë është ndër më të pajisurit në rajon dhe përbëhet nga staf i trajnuar jashtë vendit, i aftë për të kryer analiza sipas metodave më të fundit shkencore.

Ky investim i ri pritet të rrisë më tej kapacitetet teknike dhe analitike të laboratorëve, duke mundësuar zhvillimin e analizave më të avancuara dhe duke përmirësuar ndjeshëm aftësinë për të zbuluar patogjenë si salmonela dhe rreziqe të tjera për sigurinë ushqimore në vend.https://www.youtube.com/watch?v=FwzCBcR3QLA&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE

Salmonela në Kosovë? Thaçi: Pas hulumtimeve nuk u gjet lidhje me rastin në Shqipëri

Zyrtar i komunikimit në AUVK, Lamir Thaçi  në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se menëjherë pas raportimit të lajmit se në Shqipëri ishte futur mish me salmonelë, u morën të gjitha masat dhe pas hulumtimeve nuk kishte ndonjë lidhshmëri të rastit në Shqipëri me ato në Kosovë.

Thaçi: Kjo si incident lindi nga raportimi i mediave në Shqipëri.

Dhe menjëherë edhe konsumatori kosovar e ndjeu një shqetësim dhe me të drejtë ne duhej të vepronim.

Dhe nga dita e parë e raportimit në Shqipëri ne kemi filluar masat ekzekutive fillimisht ligjore duke gjurmuar situatën se mos kemi ndonjë lidhshmëri të incidentit në Shqipëri me produket që gjendeshin në Kosovë.

Nga hulumtimi që bëmë u konfirmua se asnjë dërgesë nuk ishte reeksportuar nga Shqipëria në Kosovë dhe lidhshmëria e incidentit u eliminua.

Sigurisht që karshi konsumatorit ne do duhej të ofronim edhe fakte shtesë.https://www.youtube.com/watch?v=FwzCBcR3QLA