Menu

shkarkimi i Metes

Kuvendi depoziton në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e presidentit Meta

Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Presientit të Republikës Ilir Meta është depozituar zyrtarisht në Gjykatën Kushtetutese.
Kuvendi kishte pesë ditë kohë, nga momenti i marrjes së vendimit për shkarkimin e kreut të shteit, ta depozitonte atë në organin më të lartë të drejtësisë. Presidenti Ilir Meta u shkarkua më datë 9 Qershor me votën e 104 deputetëve, pasi u argumentua se kishte kryer shkjelje të rënda kushtetutese.
Por tashmë është në dorën e Gjykatës Kushtetutese të vendosë përfundimisht nëse Ilir Meta do të largohet nga zyra e tij presidenciale, ose jo.
Ligji organik i Gjylatës Kushtetutese parashikon se vendimi i Kuvendit duhet të përmbajë përshkrim të argumentuar të shkeljes së rëndë të Kushtetutës ose të krimit të rëndë, si dhe të shoqërohet me provat përkatëse. Nga ana e saj, gjykatësit e Kushtetueses kanë detyrimin që vendimin dhe provat t’ia vërn në dispozicion Presidenti të Republikës, i cili ka të drejtën të përcjellë argumentat që ai i çmon të nevojshme. Ligji saktëson se me shumicën e anëtarëve të saj, Gjykata vendos kalimin e çështjes në seancë publike, ku ftohet të marrë pjesë Presidenti, i cili mund të përfaqësohet nga një avokat. Mungesa e kreut të shtetit apo avokatit të tij pa arsye, thotë ligji, nuk përbën pengesë për zhvillimin e gjykimit.
Pasi shqyrton çështjen dhe arrin përfundimin se Presidenti ka shkelur kushtetutën, gjyqtarët kushtetues deklarojnë shkarkimin e tij nga detyra. Ky vendim hyn në fuqi ditën e shpalljes.
Nga ana tjetër, Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e Kuvendit, nëse nuk arrin në përfundimin se ai ka shkelur aktin themeltar të shtetit.
Po sa afat ka Kushtetuesja për të shqyrtuar këtë vendim të Kuvendit? Neni 47 i ligjit parashikon afatet për shqyrtimin e çështjes. Referuar këtij shqyrtimi i çështjeve nga kolegjet ose Mbledhja e Gjyqtarëve përfundon brenda tre muajve nga paraqitja e kërkesës. Në momentin që çështja shqyrtohet në seancë plenare Kushtetuesja e shpall të arsyetuar vendimin përfundimtar jo më vonë se 30 ditë nga përfundimi i seancës.

alert.al/

Kuvendi miraton me 104 vota pro raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës

Me 104 vota pro 7 kundër dhe 2 abstenim Kuvendi miratoi raportin përfundimtar të komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Deputetët e Kuvendit shqiptar u përballen sot me një situatë të paprecedentë, ku për herë të parë në 30 vite, një parlament do të votojë për të shkarkuar një President Republike.

Kuvendi i Shqipërisë, pas djegies së mandateve nga demokratet dhe LSI, dhe me zëvendësimin e tyre më të pabindurit e të dyja kampeve, ka aktualisht 122 deputetë.

alert.al/

 

Kujtim Gjuzi: “Ilir Meta e ke bo borxh, ke 90 minuta afat të japësh dorëheqjen!”

Deputeti Kujtim Gjuzi nga Kuvendi, ku po mbahet seanca për shkarkimin e Presidentit, i ka kërkuar dorëheqjen Ilir Metës.

Gjuzi u shpreh disa herë i ka kërkuar Metës të japë dorëheqje dhe që mos vendoste Kuvendin në vëshirësi.  Ai ka thënë se Meta ka kohë dhe 90 minuta për të dhënë dorëheqjen me nder, para se Kuvendi ta shkarkojë. “Ilir Meta u bë president, u bë kryetar kuvendi, u bë kryeministër, është njeriu i vetëm në Shqipëri që ka marrë tre postet e larta. Disa herë i kam kërkuar të dorëhiqej dhe të mos na vinte në pozicion të vështirë. Zoti president a e kuptoni që ju nuk njohët atë që duhet të njihnit, atë që ju ka bërë ju president. Duke u bërë president nga Maxhoranca, ju duhet të kishit botëkuptim më të gjerë se sa marrëdhënia tuaj me Ramën dhe Tadiç në 2013-ën në Shkodër. Pse fut hundët në zgjedhje?

Megjithëse unë nuk shoh shkelje të kushtetutës, amo ti e ke bo borxh, sepse nuk thotë presidenti të marri sfurkun dhe të dalim përpara. Kujt t’i dalim vëllait tonë? Nëse sot duhet të ikni, keni akoma kohë me orën time 90 minuta. Një dorëheqje ju vë në nder. Presidenti nëse është ai qytetari të japë dorëhqejen,” tha Gjuzi ndër të tjera.

alert.al/

“Vota ime pro, por do të na gjykojë Kushtetuesja, koha....”, Majko në pozitë të vështirë

Ministri i Shtetit për Diasporën, deputeti socialist Pandeli Majko ka deklaruar votën pro shkarkimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta. Majko tha se Presidenti ka shkelur Kushtetutën, teksa pranoi se kjo votë pro shkarkimit i rëndon por në thelb mbetet sipas tij raporti me të vërtetën. “Mendoj që të gjithë kolegët deputetë pa pasur parasysh zhvillimet ka një perceptim për presidentin. Presidenti i Republikës është një individ i burgosur nga privilegjet e veta. Presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe betimin e tij.

Pozita ime e vështirë. E mora fjalën për të shprehur votën tim pro shkarkimit, votë që sigurisht më rëndon shumë, por në thelb ka raportin me të vërtetën. Ilir Meta ka qenë pjesë e jona dhe është votuar nga kjo masë votuesish. Është momenti i shkarkimit të Presidentit dhe do të kalojë në 1000 filtra. Kjo që do të prodhohet sot do të kalojë në filtrat e juristëve me përvojë të Gjykatës Kushtetuese. Raporti ynë me të vërtetën duhet të jetë i qartë. Do votoj pro, për të tjerat të na gjykojë koha”, tha Majko.

alert.al/

"Keqardhje për mikun tonë, por parlamenti ta shkarkojë pa ngurrim", Rama i sulet Metës nga foltorja e Kuvendit

“Ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, deklaroi Kryeministri Rama për Presidentin e Republikës Ilir Meta, në fjalimin e tij më të shkurtër të mbajtur ndonjë herë. Ai u bëri tthirrje deputetëve të votojnë shkarkimin e presidentit. “I ka humbur plotësisht dhe përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë bujarisht në mënyrë të përsëritur për t’u kthyer në binarët e arsyes morale dhe ligjore dhe se Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën duke u bërë gazi i botës”, deklaroi kryeministri.

“Ilir Meta ka tradhtuar misionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ilir Meta ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ilir Meta ka shembur institucionin e garantit të unitetit kombëtar. Ilir Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve në demokracinë tonë parlamentare. Ilir Meta ka turpëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar në marrëdhënien krejt speciale me SHBA. Ilir Meta ka shkarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me përfaqësitë e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri. Ilir Meta i ka humbur plotësisht dhe përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë bujarisht në mënyrë të përsëritur për t’u kthyer në binarët e arsyes morale dhe ligjore. Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën duke u bërë gazi i botës në sy të miqve të saj dhe vetë qytetarëve të saj. Prandaj ky parlament duhet të ushtrojë pa ngurrim vullnetin e më shumë se 90% të popullit shqiptar për ta shkarkuar Ilir Metën nga detyra. Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir, por Meta i sotëm nuk mund të ketë kurrsesi më statusin e lartë që i ka dhënë parlamenti. Ilir Meta ka mbaruar punë me rolin që mori nga parlamenti dhe fjalët për të si president kanë mbaruar. Tani të flasë parlamenti me votë”, tha Rama.

alert.al/