Menu

Video / Policia e Doganat injorojnë AKU, mishi i importit shpërndahet në kalatat e Portit të Durrësit, konsumatorët të rrezikuar

Autoritetet doganore dhe policia vazhdojnë të cënojnë rëndë sigurinë ushqimore. Prej më shumë se një muaji, vazhdojnë të hapin çdo konteiner me mish importi në Portin e Durrësit, në sheshe dhe ambiente të hapura. Edhe pas denoncimit të situatës nga Qendra Alert, kjo vazhdon të ndodhë.

Ndërkohë, duket qartë që Doganat dhe Policia e Shtetit nuk duan t’ia dinë as për institucionet homologe në Republikën e Shqipërisë. Kjo, pasi Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili ka për detyrë të garantojë sigurinë ushqimore, 2 javë më pari iu dërgoi një shkresë zyrtare Policisë dhe Doganave, duke iu kërkuar marrjen e masave për ndalimin e kësaj praktike kontrolli për konteinerët me mish importi, pasi cënohet siguria ushqimore. Megjithatë, në Portin e Durrësit vazhdon të ndodhë e njëjta situatë, madje tashmë po hapen  e kontrollohen edhe konteinerët me mish që mbërrijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e jovetëm Amerika Latine.

Sipas rregullave dhe standardeve të sigurisë ushqimore, mishi udhëton në konteriner ngirës –18 gradë dhe në këtë temperaturë (+- 3 në raste luhatjesh) duhet të shkojë te konsumatori apo vendi i përpunimit. Por siç shikohet dhe në video, mish hapet në sheshet e konteinerëve.

Qendra ALERT – Alert.al

Related Posts