15 kilogramë kokainë është kapur në Portin e Durrësit mesditën e sotme, në një kontejner të ngarkuar me banane që vinte nga Ekuadori. Kjo është pamje e kontenierit e siguruar nga alert.al. Theksojmë se Policia u kujdes që ta mbante median larg vendit ku u bë kontrolli i kamionit.
Ngarkesa vinte për llogari të një kompanie shqiptare, ndërsa kontejneri kishte mbërritur në Portin e Durrësit që dy ditë më parë dhe ishte nënë vëzhgimin e autoriteteve për të kapur personin që do të shkonte për të marrë ngarkesën.
Ky person, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, është shoqëruar nga Policia, ndërsa po ashtu autoritetet kanë shoqëruar edhe një të dyshuar tjetër.
alert.al./


