Menu

Martin Jorgaqi: Të shmangen blerjet e ushqimeve në rrugë, shkaktarë të sëmundjeve të shumta

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Martin Jorgaqi përgjegjës i sektorit të ushqimit në AKU ka folur për rreziqet e ushqimeve që tregtohen në rrugë sidomos gjatë festave dhe për masat e shtuara të kontrolleve nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

“Problematika me ushqimin është e shtrirë çdo ditë, kur ushqimi përpunohet, transportohet, magazinohet, tregtohet dhe në momentin e fundit që blihet nga konsumatori. Duke marrë shkas nga festat e fundvitit, problematika e ushqimit merr nje rëndësi akoma më të veçantë, pasi janë festat e fundvitit dhe konsumatori mundohet të ketë larmishmëri të ushqimit në tryezën e tij. Për këtë arsye operatorët e biznesit ushqimor duhet të marrin masa më të shtuara për rritjen e kapaciteteve magazinuese, frigoriferike dhe tregtuese të këtyre ushqimeve, që të jenë të përshtatshme dhe në përputhje me sigurinë ushqimore. AKU ka interes të shtuar, konsumatori duhet të drejtohet drejt subjekteve që janë të formalizuara, kanë ambiente të përshtatshme dhe që japin ndikimin e vet në sigurinë ushqimore. Të shmanget blerja në rrugë, pasi është blerja e një produkti i pakontrolluar, s’ka kushtet elementare higjeno-sanitare, nuk ruhet në kushte temperature sidomos për produktet shtazore, japin sëmundje shumë të vështira për organizmin dhe në disa raste edhe drastike. I orientojmë dhe këshillojmë konsumatorët që të blejnë në subjekte të kontrolluara”-deklaroi Martin Jorgaqi.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts