Nga Fotjana Xhani*
Produktetet kozmetike përtej qarkullimit të parave për shkak të kërkesave të konsumatorit për produkte importi apo edhe të atyre që prodhohen në Shqipëri në mënyrë artizanale, janë në një treg ku konsumatorët duhet të ngrejnë antenat e vëmendjes.
Subjektet që tregtojnë këto produkte sa vijnë e shtohen, si në dyqane fizike ashtu edhe në ato online, apo edhe thjesht në faqe instagrami apo tik-tok. Edhe pse informacinet në media, për përzgjedhjen e produkteve që të kenë kujdes për shkak të kimikateve dhe dëmeve që shkaktojnë në shëndet janë të shumta, sërish një sistem alarmi për produkte që duhet të tërhiqen nga tregu për shkak se lote të caktuara shfaqin problem, deri më tani në vendin tonë kjo nuk ka ndodhur.
Zonjusha, zonja dhe zotërinj që janë përdoruese të produkteve të kozmetikës por edhe të higjenës personale, edhe pas “lumit të informacionit” sërish janë të painformuara se çfarë produktesh blejnë dhe i përdorin. Apo, për cilësinë që ato blejnë nga subjekte, që në rast se i bëjnë blerje online nuk iu shoqërohen as me faturë.
Në tregun e “bukurisë” ajo që bie në sy është fakti që konsumatorët/et janë vërtet në rrugë të hapur pasi qoftë kontrolli I produkteve, qoftë cilësia, përmbajtja dhe efektshmëria, janë lënë në ndërgjegjen e prodhuesve dhe shitësve.
Ariola F., si një konsumatore vetëm e kremrave të diellit dhe shumë rralle e kremit mbulues të make up, u shpreh se zgjedh ti blejë në dyqan fizik produktet, duke lexuar mbi çdo product që është deklaruar në etiketë. Ndërsa në blerjet online ka mbetur e zhgenjyer, jo vetëm për shkakun se nuk I mbërriti cilësia për të cilën kishte paguar por edhe për faktin se menaxherët e faqes as nuk e morën në konsideratë shqetësimin e saj.
Përtej debatit për kontrollet në shitjet online për çdo lloj produkti, edhe në dyqanet fizike, kontrollet që iu bëhen produkteve të kozmetikës, parfumerive, higjenës personale, bëhen vetëm për data e skandencës, por jo për përmbajtjen e tyre.
A janë të rrezikshme produktet e kozmetikës?
Produktet e kozmetikës dhe higjenës kanë në përbërjen e tyre kimikate për të cilët, dermatologet shprehen se duhet të bëhet shumë kujdes. Të lexohen me vëmendje instruksionet, apo të mos blihen në vende të dyshimta si në rrugë ku qëndrojnë në diell për orë të tëra, në tregje, në vende që nuk janë për tregtim të tyre apo edhe në faqe onlinë të cilat nuk pasqyrojnë asnjë seriozitet.
Arsyeja se pse duhet të bëhet kujdes për këto produkte është e thjeshtë, dëmi që shkaktojnë shkon përtej një acarimi lëkure, por deri në humbjen e shëndetit.
Nutricionistja Diola Dosti, njofton në komunikimet e saj me ndjekësit e saj, se një make up I plotë fytyrë ka mbi 300 kimikate dhe pas 10 minutave që është vendosur në fytrë përthithen nga lëkura dhe shkojnë në qarkullimin e gjakut. Kjo deklaratë duhet të merret në konsideratë nga blerësit.
A janë njoftuar përdoruesit nga kompanitë kur produktet kanë shfaqur probleme?
Ariola, F deklaroi se asnjëherë nuk është njoftuar në mënyrë zyrtare apo edhe nga departamenti i Kujdesit ndaj Klientit, nuk është njoftuar asnjëherë për cilesine e produktit.
Por edhe konsumatore të tjera të pyetura se a janë njoftuar ndonjëherë që të tërheqin produktit, përgjigja ishte: kurrë.
A ndodh kështu gjithandej?
Në eurozonë sistemi RAPEX I Komisionit Evropian, njofton çdo javë për produktet që duhen tërhequr nga tregu, duke dhene listen e plote të detajeve të produktit dhe lotit që duhet të tërhiqen. Në këto kushte, alert duhet të jetë present në çdo kohë edhe në çdo product që vendosim mbi lëkurë, se pavarësisht se nuk janë ushqime, hyjnë po njësoj në shëndetin tonë dhe dëmtojnë jashtëzakonisht shumë.
“Bukuria ka kosto” madje aq të larta sa mosinfomrimi apo përdorimi i produkteve të paçertefikura, nga dyqane dhe faqe të papautorizuara, mund edhe të të kushtojnë shëndetin dhe cilësinë e jetës. Ky alarm për konsumatorin shqiptar duhet të merret në konsideratë prej tyre për faktin se produktet duhet të kntrollohen me shumë vëmendje.
*Autorja është studente në Fakultetin e Gazetarisë, masteri Komunikim Publik






