Blerina Luke, Specialiste e Sektorit të Shëndetit të Kafshëve, MBZHR e ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se sëmundja e ‘Gjuhës blu’ është prezente në Maqedoninë e Veriut.
Luke: Sëmundja e ‘Gjuhës blu’ transmetohet kryesisht përmes mushkonajve tek kafshët e Ruminantëve të Vegjël.
Ajo që duhet theksuar në këtë pjesë është që konsumatori përsa i përket produkteve që vijnë nga këto kafshë është i sigurt.
Ne para dy ditësh kemi marrë njoftim për prezencën e sëmundjes së ‘Gjuhës blu’ në Maqedoninë e Veriut.
Menjëherë në bazë të nenit 43 të ligjit të shërbimit Veterinar ne përgatisim urdhërin e Ministrit që ka të bëjë me masat mbrojtëse, kufizimin e importit dhe tranzitimin të kafshëve të llojit Ruminant nga zona ku janë të prekura nga sëmundja.https://www.youtube.com/watch?v=ccS0Je0hjp0&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE


