Menu

Bileta avioni që blihen dhe kurrë nuk merren

Nga Dallandyshe Xhaferri*

Shqipëria gjithnjë e më tepër po përballet me rëninen e numrit të popullsisë. Vetëm gjatë periudhës 2011-2021 janë larguar nga vendi 214 mijë persona, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.Gjithashtu, sipas të dhënave të bëra publike po nga ky instritucion në 1 janar të vitit 2023 popullsia e vendit kishite rënë me 1.1% në krahasim me vitin 2022.

Shqiptarët, në kërkim të një jete më të mirë, shpesh zgjedhin të emigrojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Megjithatë, përvoja e tyre në blerjen e biletave të transportit ajror shpesh bëhet një sfidë. Si në rastin e Aranit T., përdorimi i blerjes online të biletave nuk është gjithmonë një zgjidhje e suksesshme. Mungesa e komunikimit nga kompanitë e transportit dhe mosmbërritja e biletave janë shqetësuese për konsumatorët.

Aranit T. prej vitesh punon në shtetin fqinj, Itali. Në muajin shkurt ai mori vendimin për të kaluar pushimet verore në Shqipëri. Por pasi kreu blerjen online të biletave nga Bergamo drejt Tiranës, përveç konfirmit të bankës që shpenzimet ishin kryer, asnjëherë nuk i erdhi bileta apo konfirmimi se ato ishin blerë.

“Mendova të blej biletat për në Shqipëri që në muajin Shkurt pasi sa më herët t’I blesh aq më të lira janë”.- tregon Araniti, I cili shton se bleu tre bileta, një për veten dhe dy për fëmijën dhe bashkëshorten.

“Tre bileta avioni me një bagazh të blera për në muajin gusht në Flygo kushtuan 710 euro, por u detyruam të bëjmë prapë blerje pranë një agjencie pasi biletat nuk erdhën kurrë”,- thotë Araniti, për të cilin pushimet verore do të nismi me mbi 1400 euro shpenzime vetëm për blerjen e biletave të udhëtimit.

Ai tregon se si i ka kontaktuar “Flygo” në numrin e celularit dhe në e-mail-in që kjo kompani ka vendosur në dispozicion të blerësve, por përveç se nuk ka marrë asnjë përgjigjje në e-mail, numri i celulatit nuk është asnjëherë i arrtishëm.

“Në një rast të tillë ne nuk dimë kujt t’i drejtohemi pasi këto kompani nuk kanë një adresë, ku mund të shkoshë dhe të pyesësh, por në të njëtën kohë përfitojnë nga ne, konsumatorët pasi blejmë në to bileta, të cilat nuk kushtojnë pak dhe dëmi ekonomik që na bëhet është I madh”,- përfundon Araniti.

Për të adresuar këtë problematikë të rëndësishme, duhet të thellojmë përpjekjet për të forcuar legjislacionin dhe zbatimin e tij në fushën e të drejtave të konsumatorit. Kompanitë e transportit duhet të jenë të përgjegjshme për t’i ofruar klientëve shërbime cilësore dhe të respektojnë të drejtat e tyre. Po ashtu, duhet të investohet në edukimin e konsumatorëve, duke i informuar ata për të drejtat e tyre dhe si të kërkojnë kompensim në rast të shkeljeve të tyre. Në këtë mënyrë, mund të ndërtojmë një mjedis më të drejtë dhe më transparent për të gjithë, duke ndihmuar në rritjen e besimit dhe mirëkuptimit në mes të biznesit dhe konsumatorit.

 

*Autorja ka mbaruar studimet Bachelor për Gazetari në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe prej vitesh punon si gazetare pranë organizatave me fokus hulumtimin.

Related Posts