Menu

Kryesore

Dosja e Dhurata Picarit/ Dëshmia e djalit: I kam parë mesazhet ‘zemër të dua’ për dikë tjetër, ndaj sillej ashpër me ne

Vrasja e 43-vjeçarit Kudret Saliaj në Tiranë, shkaktoi jo pak tronditje tek opinioni publik, i cili u nda në dysh, në favor të viktimës si i dhunuar dhe më pas i vrarë, apo nënës që po humbte fëmijët. Kudret Saliaj u qëllua me 5 plumba nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari, 52 vjeç, ndërsa u arrestua pak minuta pas krimit. Në pranga përfundoi dhe vajza e tij, bashkëshortja e viktimës Dhurata Saliaj, 33 vjeçe, e cila konsiderohet bashkëpunëtore në vrasje.

Dhurata e martuar fare e re, 17 vjeçe u bë nënë dhe solli në jetë djalin e madh, i cili është sot 16 vjeç më pas dhe një vajzë që sot është 12 vjeçe dhe një djalë tjetër që sot është 8 vjeç.

Pas grindjeve të vazhdueshme, tetorin e kaluar konflikti kapi majën dhe çifti përfundoi në dyert e policisë dhe gjykatave. Dhurata u akuzua për dhunë ndaj vjehrrës, fëmijëve dhe madje dhe ndaj mbesës së burrit. U arrestua dhe në bazë të dëshmive të vetë fëmijëve të saj, iu dha masa e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa bashkëshorti Kudreti po bënte luftë ligjore që në procesin e divorcit të ishte ai kujdestar i fëmijëve, bazuar në këto akuza për dhunë dhe arrestimin e saj.

Por çfarë deklaruan në polici në tetor 2020 kundër Dhurata Saliajt? Këto janë dëshmitë, tashmë në dorën e prokurorisë të siguruara nga gazetarja Klodiana Lala.

VJEHRRA

Më 2 tetor 2020 vjehrra e 33-vjeçares S. Saliaj ka kallëzuar në organin e policisë se nusja e djalit të saj, e pandehura Dhurata Saliaj ka ushtruar dhe ushtron në mënyrë të vazhdueshme dhunë psikologjike ndaj saj dhe fëmijëve. “Më ka marrë disa herë në telefon dhe më ka kërcënuar duke më thënë ‘do të vras ty dhe mbesën e gocën’ e fjalë të tjera kërcënuese”, ka deklaruar nëna e viktimës Kudret Saliaj para policisë në tetor 2020.

VAJZA

E pyetur nga organi i policisë shtetasja F. Saliaj, vajza e mitur e të kallëzuarës, që gjatë dëshmisë 11 vjeçe ka deklaruar se ka dëgjuar mamanë e saj të kërcënonte gjyshen.

“Më datë 2 tetor 2020 rreth orës 12:00 po luaja me vëllain e vogël në lagje. Erdhi babi dhe pasi hymë në shtëpi dëgjova që po i tregonte gjyshes se mami kishte folur me persona të ndryshëm. Ajo është shqetësuar dhe ka humbur ndjenjat. Në darkë kur po rrinim në shtëpi dëgjova mamin që telefonoi gjyshen dhe e kërcënoi me fjalë duke iu thënë se ‘do ju vendos njerëz nga prapa për t’ju vrarë’”, ka thënë vajza e 33-vjeçares në tetor 2020.

Gjithashtu ajo ka deklaruar para policisë se mamaja e saj ka rreth tre muaj që nuk sillet mirë me të vëllain e vogël i kanos me fjalë, e ka qëlluar në fytyrë, e ka pickuar, ndërsa vëllain e ka goditur në fytyrë dhe me bërryl në pjesën e sipërme të vetullës dhe më pas i ka thënë nëse i tregon babait do të hedh nga ballkoni.

DJALI I MADH

Nga policia është pyetur dhe djali i mitur i çiftit E. Saliaj që në kohën e denoncimit dhe marrjes në pyetje ka qenë 15 vjeç. Ai ka deklaruar se mamaja e tij nuk sillet mirë me të. “Më godet dhe më ka kërcënuar me fjalët do të vras, do të mbys me litar”, ka thënë ai.

“Si shkak të sjelljes së saj deklaron se ai ka parë disa mesazhe që ajo i dërgon personave të ndryshëm me përmbajtje: ‘o zemra ime, të dua shumë, kur do takohemi’, dhe për këtë shkak ajo sillet ashpër me të”, thuhet në dosjen e prokurorisë të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanËeb”.

MBESA E BURRIT

Është pyetur gjithashtu nga organi i policisë dhe shtetasja K. Saliaj (mbesa e Kudret Saliajt) e cila ka deklaruar se nusja e xhaxhait të saj në datën 02.10.2020 ndërsa ka qenë në banesën e gjyshes, këtë të fundit e ka telefonuar Dhurata dhe e ka kërcënuar me fjalë të tilla si do të ju vras, do të ju shuaj fare etj. Ndërkohë nga akti mjekoligjor i bërë më 9 tetor të vitit të kaluar, në trupin e vajzës së Dhurata Saliajt janë konstatuar shenja të shkaktuara me mjetës mprehës.

Vetë 33-vjeçarja nuk është paraqitur në mjekësinë ligjore, ndërsa prokuroria e akuzoi për dhunë në familje. Deklarime në polici kanë dhënë çifti Kudret dhe Dhurata Saliaj, babai i 33-vjeçares Mexhit Picari, dy fëmijët më të mëdhenj të çiftit dhe mbesa e Kudretit. /News24/

alert.al/

 

“Platformë gjithëpërfshirëse për dialogun me Serbinë” zbardhet takimi i Metës me kryeparlamentarin Konjufca

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me të cilin diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në të gjitha fushat, ecurinë e proceseve integruese drejt Bashkimit Europian, si dhe rreth zhvillimeve në rajon.

Presidenti Meta u shpreh se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, si dhe theksoi domosdoshmërinë, që marrëveshjet e arritura dërimë tani mos të mbesin vetëm në letër.

“Është e rëndësishme, që të gjitha forcat politike të Kosovës, të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces”, – theksoi Presidenti Meta. Kreu i Shtetit inkurajoi bashkëpunimin e ngushtë me partnerët strategjikë, që kanë patur një rol vendimtar në pavarësinë e Kosovës dhe afirmimin e saj ndërkombëtar.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit theksoi se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri, që urojmë të ndodhë sa më parë. Me lehtësimin e masave antiCovid dhe me afrimin e sezonit turistik, Presidenti Meta inkurajoi një bashkëpunim më të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës, me qëllim zhvillimin e turizmit në të dyja vendet tona.

alert.al/

Dëshmia e autorit pas krimit të rëndë: Vrava motrën, e kam të vdekur në shtëpi

Gruaja në foto është 58-vjeçarja Diana Vuka, e cila u vra me armë zjarri nga vëllai i saj. Krimi makabër ndodhi në Shkodër, në lagjen ‘Ndoc Mazi’. Policia arrestoi për vrasjen 55-vjeçarin Fabian Vuka, vëllain e viktimës, i cili thuhet se e ka mbajtur për 2 ditë motrën të vdekur në shtëpi.

Diana Vuka dyshohet se është vrarë mbrëmjen e se premtes, kur vëllai i saj Fabian Vuka e qëlloi me silenciator. Krimi dyshohet se ka ndodhur në kushtet kur 55-vjecari ishte në gjendje të dehur pas një debate mes tij dhe së motrës. Dyshohet se debati lidhej me një shumë parash, pasi 58-vjeçarja kishte porositur mobilje për shtëpinë e pushimit që kishte në Velipojë, ndërsa i vëllai nuk ishte dhe i kërkonte motrës që paratë t’ia jepte atij. Mësohet se pasi 55-vjecari vrau të motrën, mëngjesin e së shtunës doli në lagje në gjendje të dehur duke thënë, “kam vrarë motrën, e kam në shtëpi të vdekur”, po për shkak të gjendjes se tij fqinjët nuk e kanë besuar. Vetëm mbrëmjen e së dielës policia shkoi në banese dhe gjeti të pajetë 58-vjeçaren në dhomën e gjumit. Fabian Vuka u arrestua brenda oborrit të shtëpisë, ku policia gjeti edhe pistoletën me silenciator.

alert.al/

Skandal me Maturën/ Testet dalin në publik pa filluar Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Kopjet e testeve të provimit të Gjuhës Shqipe, që duhet të ruheshin sekret deri në fillim të procesit, kanë dalë në publik. Pedagogu Ndriçim Mehmeti denoncon daljen e tyre, duke publikuar një kopje të dokumenteve në rrjetin social Facebook.

Pedagogu i njohur si kritik i politikave arsimore të qeverisë, shkruan se kjo është rrjedhojë e paaftësisë së zyrtarëve dhe të ministres së Arsimit, Kushi.

Postimi i plotë:

“Nuk heqim.dore nga tradita e mire e daljes, shperndarjes dhe zgjidhjes se testit ne kohen e duhur.

Qe ne oren 10.00 testi i Gjuhes Shqipe dhe Letersise ka marre rruget nga shkollat ne tryezat e kafeneve per zgjidhje dhe dorezim pergjigjesh ne kohen e duhur.

E kam te qarte qe fajin e ka opozita, se ka brenda ata te FRPD dhe mesues te djathte qe duan ti nxijne faqen arsimit Rilindas

Ky eshte nje mireadminstrim i çorganizuar me sukses nga Ministria e Arsimit. Mos e kerkoni fajin askund veç paaftesise tuaj

Suksese ne jete zysh Kushi”

alert.al/

Ushqim i sigurt tani për një të nesërme të shëndetshme! 420 mijë njerëz vdesin çdo vit nga ushqimi i kontaminuar

Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore që festohet në çdo 7 Qershor synon të tërheqë vëmendjen dhe të frymëzojë veprime për të ndihmuar në parandalimin, zbulimin dhe menaxhimin e rreziqeve që vijnë nga ushqimi, duke kontribuar në sigurinë ushqimore, shëndetin e njeriut, prosperitetin ekonomik, bujqësinë, aksesin në treg, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Tematika e këtij viti, “Ushqim i sigurt sot për një të nesërme të shëndetshme”, thekson se prodhimi dhe konsumi i ushqimit të sigurt ka përfitime të menjëhershme dhe afatgjata për njerëzit, planetin dhe ekonominë. Njohja e lidhjeve sistematike midis shëndetit të njerëzve, kafshëve, bimëve, mjedisit dhe ekonomisë do të na ndihmojë të plotësojmë nevojat e së ardhmes. Duke njohur barrën globale të sëmundjeve të transmetuara nga ushqimi, të cilat prekin individë të të gjitha moshave, veçanërisht fëmijë nën 5 vjeç dhe persona që jetojnë në vende me të ardhura të ulëta, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli në 2018, që çdo 7 Qershor do të jetë Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore. Në vitin 2020, Asambleja Botërore e Shëndetësisë miratoi një rezolutë për të forcuar përpjekjet globale për sigurinë e ushqimit për të zvogëluar barrën e sëmundjeve të transmetuara nga ushqimi. OBSH dhe Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) së bashku lehtësojnë respektimin e Ditës Botërore të Sigurisë Ushqimore, në bashkëpunim me Shtetet Anëtare dhe organizatat e tjera përkatëse. Siguria e ushqimit është një përgjegjësi e përbashkët midis qeverive, prodhuesve dhe konsumatorëve. Të gjithë kanë një rol për të luajtur në zinxhirin “nga ferma në tavolinë”, për të siguruar që ushqimi që konsumojmë është i sigurt dhe i shëndetshëm. Përmes Ditës Botërore të Sigurisë Ushqimore, OBSH punon për të futur sigurinë e ushqimit në agjendën publike dhe për të zvogëluar barrën e sëmundjeve që vijnë nga ushqimi globalisht. Siguria e ushqimit është punë e të gjithëve.

***

Pse është e rëndësishme përmirësimi i sigurisë ushqimore?

Aksesi në sasi të mjaftueshme të ushqimit të sigurt është thelbësor për mbajtjen e jetës dhe promovimin e shëndetit të mirë. Sëmundjet e transmetuara nga ushqimi janë zakonisht me natyrë infektive ose toksike dhe shpesh të padukshme për syrin e thjeshtë, të shkaktuara nga bakteret, viruset, parazitët ose substancat kimike që hyjnë në trup përmes ushqimit ose ujit të kontaminuar. Siguria e ushqimit ka një rol kritik për të siguruar që ai të mbetet i sigurt në çdo fazë të zinxhirit ushqimor – nga prodhimi te korrja, përpunimi, ruajtja, shpërndarja, deri në përgatitjen dhe konsumimin. Me rreth 600 milion raste të sëmundjeve të transmetuara nga ushqimi çdo vit, ushqimi i pasigurt është një kërcënim për shëndetin e njeriut dhe ekonomitë, duke prekur në mënyrë disproporcionale njerëzit e pambrojtur dhe të margjinalizuar, veçanërisht gratë dhe fëmijët, popullatat e prekura nga konflikti dhe migrantët. Rreth 420000 njerëz në të gjithë botën vdesin çdo vit pasi kanë ngrënë ushqim të kontaminuar dhe fëmijët nën moshën 5 vjeç mbajnë 40% të barrës së sëmundjes që rrjedh nga ushqimi, me 125 000 vdekje çdo vit. Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore në 7 Qershor synon të tërheqë vëmendjen dhe të frymëzojë veprim për të ndihmuar në parandalimin, zbulimin dhe menaxhimin e rreziqeve që vijnë nga ushqimi, duke kontribuar në sigurinë ushqimore, shëndetin e njeriut, prosperitetin ekonomik, bujqësinë, hyrjen në treg, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) së bashku lehtësojnë respektimin e Ditës Botërore të Sigurisë Ushqimore, në bashkëpunim me Shtetet Anëtare dhe organizatat e tjera përkatëse. Kjo ditë ndërkombëtare është një mundësi për të forcuar përpjekjet për të siguruar që ushqimi që hamë është i sigurt, siguria kryesore e ushqimit në agjendën publike dhe për të zvogëluar barrën e sëmundjeve që vijnë nga ushqimi globalisht.

Marrë nga faqet e OBSH dhe OKB

Qendra Alert – Alert.al

Vrasja mafioze në Ksamil, biznesmeni që u ekzekutua mbrëmë, kishte qenë prej disa vitesh në Angli

Gramoz Mema u vra mbrëmë në Ksamil, Sarandë në orën 21.45. Mësohet se ka qenë prej disa vitesh emigrant në Angli. Ai ishte kthyer para dhjetë vitesh dhe jetonte me nënën, ndërsa ishte i pamartuar.

Ai ishte pronar i një lokali dhe shtëpinë e tij e jepte me qira gjatë sezonit turistik. Thuhet që përveç shtëpisë në Ksamil viktima ka edhe një shtëpi tjetër në Tiranë. Sipas burimeve, vrasësit mund të kenë qenë një grup me 4 vetë. Mema ka marrë plagë të shumta në trup dhe ka humbur jetën në spital.

“Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta  është qëlluar  me armë zjarri shtetasi  G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve”, njofton policia. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Sarandës, ku pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjeko-ligjore. Ndërsa policia është duke hetuar për rastin dhe nuk ka dalë ende me ndonjë konkluzion për shkakun dhe autorët.

alert.al/

Aksident në Tiranë/ Motori del nga rruga, dy të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në rrugën “Shefqet Kuka” në Tiranë.

Sipas policisë, një motor ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë janë plagosur shoferi 27 vjeç dhe pasagjerja, një shtetase 25 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në rrugën “Shefqet Kuka” shtetasi A. H., 27 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit A. H. dhe pasagjeria në mjet shtetasja D. H., 25 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Asnjë humbje jete nga Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri, shënohen vetëm 5 infektime të reja

Shqipëria ka regjistruar sot një tjetër ditë pa viktima nga Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga raportimi ditor i Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo e fundit thotë se nga 1,881 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë vetëm 5 qytetarë.

MSH njofton gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit, 37 pacientë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm.

NJOFTIMI I DETAJUAR:

Janë kryer 1881 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Lezhë, nga 1 rast në Tiranë, Berat, Malësi e Madhe.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,664 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (6 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 37
Të shtruar në spitale 28
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,881

Testime totale 738,472
Raste pozitive 132,379
Raste të shëruara 129,664
Raste Aktive 264
Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 65
Shkodër 55
Berat 35
Korçë 33
Lezhë 25
Elbasan 16
Vlorë 11
Gjirokastër 10
Durrës 4
Kukës 4
Fier 4
Dibër 2

Basha i prerë: Nuk e njohim masakrën e 25-prillit

Gjatë takimit ne demokratët në qarkun e Elbasanit, kryedemokrati Lulzim Basha i cili kërkon një tjetër mandat në krye të PD-së, akuzoi kundërshtarët politikë duke deklaruar se në zgjedhjet e 25 prillit, listat e tyre ishin të hartuara nga krimi.

Basha u shpreh se policia ishte vendosur në krah të tyre duke i përshëndetur në rastin më të mirë dhe duke i mbrojtur në rastin më të keq. Ai u shpreh se nuk do e njohë masakrën zgjedhore të 25 Prillit duke nënvizuar edhe njëherë se përgjigja për dorën e shtirë të Ramës për bashkëpunim është “Jo”.

“Miqtë e mi, ndonëse sot ndodhem para jush në kuadër të garës së brendshme, nuk mund ta nis këtu në Elbasan pa thënë, faktin që ndodhemi në zemrën gjeografike të Shqipërisë, ndodhemi në zemrën e qytetarisë këtu në qytetin e Elbasanit, po ndodhemi dhe në zemrën e sistemit dhe makinerisë kriminale që Edi Rama ka ndërtuar këtij 8 vite për të grabitur Shqipërinë, për të tjetërsuar institucionet e saj dhe për të vënë në jetë një nga planet më të zeza të shpopullimit, nënshtrimit dhe zhbërjes të çdo arritje të këtyre 30 viteve të shënuara me progres, me zik-zake, po në tërësi me përparim për qytetarët shqiptarë.

Këtu nga Elbasani, u shtri anembanë qarkut dhe rrezatoi dhe rrezaton akoma e vetmja ofertë e Edi Ramës për shqiptarët. Në formën e një barcaletë që do të ishte për të qeshur nëse nuk është kaq dramatike dhe nuk ndodh në rrethana kaq dramatike, siç është fakti që njeriu më i urryer i Elbasanit, njeriu më i urryer pas Edi Ramës në Shqipëri, Taulant Balla është njeriu më i votuar i 25 prillit. Kjo në vetvete tregon se çfarë ka qenë 25 prilli. Një masakër e pashembullt elektorale.

Kontrasti është kudo i dukshëm por në asnjë vend më shumë sesa në Elbasan, ku ne dolëm me një ekip përfaqësues me njerëz të vlerave, intelektualë, me njerëz të vlerave qytetare, me njerëz të përmasave kombëtare dhe përballë kishim një listë jo të hartuar nga Partia Socialiste, por të hartuar nga Suel Çela, të hartuar nga bandat e krimit të organizuar anembanë qarkut, të hartuar nga Aqif Rakipi e të vulosur nga kryebanditi i Elbasanit, Taulant Balla.

Kjo është arsyeja se pse përkundër kësaj masakre zgjedhore ne dolëm më të fortë dhe jo më të dobët, më të mëdhenj dhe jo më të vegjël se sa hymë dhe mbi të gjitha me moralin dhe kokat lartë. Askush prej jush nuk bleu vota, nuk kërcënoi dhe nuk intimidoi qytetarët, nuk i kërcënoi për heqjen nga puna. Ne shkuam tek ata me një program, ne shkuam atje me pastërtinë e shpirtit tonë dhe mbi të gjitha ne shkuam atje me prova të dokumentuara tashmë të betejave tona të mëparshme se çdo sakrificë, se çdo betejë deri më sot nuk e kemi bërë as për as për karrigen time, as për karriget tuaja, as për karriget e deputetëve, por e kemi bërë për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

Kryetari i Partisë Demokratike e ka bërë të qartë prej orës parë, kështu është dhe kështu do të jetë për mua, nuk e njoh dhe nuk e pranoj masakrën zgjedhore të kryer mbi popullin tim, mbi qytetarët e mi, mbi Shqipërinë tonë dhe mbi demokracinë. Por do të luftoj ditë e natë për zhbërjen e kësaj masakre dhe për të bindur aleatët tanë për një platformë për kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend. Thënë kjo, nuk mund të pranoj dorën e autorit të kësaj masakre që shtrihet gjoja për bashkëpunim pa kushte ndërkohë që dora e tij e zgjatur godet në Elbasan dhe kudo në Shqipëri demokratet dhe demokratët duke i kërcënuar dhe duke i hequr nga puna, duke I transferuar, duke I mbyllur bizneset në këto momente që flasim, vetëm e vetëm sepse kanë bërë fushatë për kundërshtarin e tyre politik.

Ndaj edhe gënjeshtrës së tij të radhës dhe përpjekjes së tij për të na përçarë, për të na hutuar, për të na shpërqendruar nga misioni që kemi tani mbi supe. Ofertës së tij të helmët për demokracinë, për Shqipërinë, për shqiptarët dhe për Partinë Demokratike në bindjen time i kam thënë dhe i përsëris dhe sot nga Elbasani një JO të prerë dhe finale.

Sepse t’i thuash po nuk do të thotë vetëm të shkelësh mbi sakrificën tuaj, mbi vuajtjet tuaja, të familjeve tuaja, demokratëve të Elbasanit, votuese tanë anembanë Shqipërisë, por do të thotë të bëhesh pjesëmarrës dhe pjesëtar në këtë masakër elektorale si rruga e vetme e shpëtimit që ai sheh përballë zemërimit popullor që po i lë vendit shokut, zhgënjimit dhe dëshpërimit të ditëve të para. Zemërim popullor i një shumice të dhunuar padrejtësisht në aspiratën për ndryshim sepse 25 Prilli para se të jetë vjedhje e fitores së një partie politike është mbivendosje me dhunë i vullnetit të shumicës nga një pakicë absolute harbutësh të korruptuar që e mendojnë Shqipërinë dhe Elbasanin çifligun e tyre dhe shqiptarët njerëz që vetëm mund të nënshtrohen nga frika, arroganca dhe anti-vlerat që shpalosin ditë për ditë.

E pra, t’i thuash jo është minimum, t’i japësh betejë ditë për ditë këtij regjimi, është tashmë jo thjesht misioni ynë, detyra jonë politike por është detyra patriotike e çdo shqiptari që e do këtë vend”, u shpreh Basha.

Ndërkohë në Librazhd Basha u shpreh se pavarësisht shkeljeve të socialistëve në procesin zgjedhor diferenca mes dy palëve ishte shumë e vogël për shkak të vullnetit të popullit.

“Dhe kështu me gjithë rikthimin në jetë të sigurimit të shtetit dhe metodave të sigurimit të shtetit, survejimit të qytetarëve, se ajo që ka dalë në Tiranë në fakt ka ndodhur anembanë Shqipërisë, me të gjithë pushtetet e mbajtura në një dorë përfshirë futjen nën thundër të sistemit të drejtësisë, me gjithë ndryshimet në Kushtetutë e në Kodin Zgjedhor, me të gjithë mediat më një përjashtim të rrallë të nënshtruara, me të gjithë oligarkinë me vete, me të gjithë bandat me vete, me të gjithë eksodin masiv të shqiptarëve. Të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur në Librazhd sikundër kudo në Elbasan dhe në Shqipëri, me të gjithë shpërdorimin e parave  të rindërtimit që e patë sesi atyre që i lanë dy dimra nëpër çadra në mënyrë jo transparente dhe pa e ditur fare nëse përputhet me dëmet apo jo brenda 5 ditëve i dhanë 89 herë më shumë para se çfarë kishin dhënë në, që nga tërmeti, me gjithë policinë që në vend të mbronte ligjin dhe qytetarët, në rastin më të mirë përkuli para bandave, në rastin më të keq siç ishte rasti i Librazhdit dhe i Elbasanit, ju shërbente bandave dhe i mbronte bandat.

Me gjithë lejet që dhanë për të mbjellë kanabis, me gjithë lejet, hashashin për vota , me gjithë legalizimet në këmbim të votës, ndërtimet pa leje në këmbim të votës, me gjithë mbylljen e kufirit për emigrantët, karantinë e papritur katër pesë ditore sa kaluan zgjedhjet, me gjithë aleancën me krimin, me të gjitha këto falë sakrificës tuaj, falë punës tuaj, falë vetëmohimit tuaj diferenca mes dy palëve ishte më pak se gjysma e fletëve të pavlefshme si rezultat i marifeteve, i heqjes së emrave nga fletët e votimit, i shkurtimit të emrave të fletës së votimit, pra i heqjes de facto edhe të asaj forme të koalicionit që kishin rënë vetë dakord në tetor ta lejonin ose e barabartë me votat e dhëndrit dhe djalit të Aqif Rakipit.

Në këtë betejë miqtë e mi unë e di që jeni futur me zjarr në shpirtin tuaj dhe nga ai zjarr keni ndezur flakën e shpresës tek qytetarët që të themi të vërtetën kishte dy vjet po venitej. Dolët në këtë betejë dhe dolët në këtë betejë jo për mua, as për kandidatin për deputet, as për karriget tuaja, as për pushtetin tuaj, por dolët për qytetarët dhe kjo është arsyeja pse qytetarët na besuan, pse qytetarët na ndoqën anembanë Shqipërisë dhe këtu në Librazhd”, tha Basha.

Basha i njohu demokratëve disa nga arritjet më të mëdha të vendit në vitet e fundit duke theksuar se çdo arritje ka vulën e PD-së.

“Ndërsa një pjesë prej tyre u trysnuan, u kërcënuan, u intimiduan, u detyruan të qëndrojnë larg përmes mekanizmave që nuk kanë të bëjnë me demokracinë. Rënie e demokracisë me 25 prill nuk është një dramë vetëm për demokratët dhe Partinë Demokratike, nuk është një dramë vetëm për mbështetësit tanë, por është një akt katastrofik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Vëllezër dhe motra ne jemi familja politike trashëgimtarë e Lëvizjes së Dhjetorit, ne jemi familja politike që rrëzuam komunizmin  dhe sollën demokracinë, që futën Shqipërinë në  Këshillin e Europës dhe në NATO, që hoqëm vizat dhe që de fakto realizuam statusin kandidat për në Bashkimin Europian, që bëmë zhvillimin ekonomik më të shpejtë në tre dekada, që dyfishuam rrogat e mësuesve, pensioneve dhe rrogat në të gjithë sektorin publik, që thithëm investimet më të mëdha strategjike siç është TAP-i apo Devolli.

Çdo arritje ka vulën tonë dhe kjo nuk është rastësi. Asnjë arritje nuk është kryer në qeverisjen e  Partisë Socialiste ndonëse kemi ndarë faktikisht pothuajse përgjysmë, ata pak më shumë këto 30 vite pluralizmi.  Dhe kjo nuk është rastësi. Nuk mund të jetë rastësi, mund të jetë rastësi herën e parë, herën e dytë, herën e tretë. Ky është produkti i dy mendësive krejtësisht të ndryshme. Ne jemi të bashkuar sepse kemi lindur si një forcë për t’i shërbyer njerëzve”, theksoi kreu i PD.

Vrasja në Tiranë/ Babë e bijë vëzhguan viktimën për 30 minuta, detaje

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e Kudret Saliajt nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari në afërsi të Gjykatës së Tiranës.

Klan news bën me dije se autori i ngjarjes, Mexhit Picari dhe e bija, Dhurata Saliaj, kanë vëzhguar për rreth 30 minuta para vrasjes të gjitha lëvizjet e Saliajt, dhe kanë bashkëpunuar së bashku. Po ashtu, babë e bijë kanë bërë deklarata kontradiktore para hetuesve, duke mos qenë koherent në deklarime.

Picari ka deklaruar që në lokal ka qenë i ulur në një prej tavolinave i vetëm, përkundër nga deklarimet e Dhuratës, e cila ka deklaruar se ka qenë me të atin në tavolinë. Mexhit Picari është shprehur se kur po qëndronte në tavolinë është futur në lokal Kudreti, i cili sipas Picarit, është afruar dhe e ka sharë. Picari më tej është shprehur se duke ditur sa i dhunshëm është Kudreti, ka nxjerrë armën, të cilën e kisha pa karikator.

“E kam mbushur, kam vendosur karikatorin dhe më pas kam qëlluar në drejtim të dhëndrit”, ka deklaruar ai.