Menu

Teknologji

Kultivimi i insekteve si burim proteinash po rritet në të gjithë botën, por përse konsumimi i tyre është kaq i vështirë në Europë?

Ideja për të ngrënë një hamburger me insekte, apo krimba të skuqur në zgarë është një mendim i vështirë për shumë njerëz. Por, edhe nëse mendimi për të ngrënë insekte iu shkakton vështirosje në këto momente, disa  studiues thonë se ata duhet të jenë një pjesë e rëndësishme e dietës sonë ushqimore.

Ndërsa në Evropë dhe në vendet e tjera perëndimore, ngrënia e insekteve është një tabu, historikisht njerëzit i kanë ngrënë ato prej mijëra vitesh, dhe në shumë pjesë të botës praktika është mëse e zakonshme.

Rreth 2,000 lloje insektesh hahen në të gjithë botën në vendet në aziatike, Amerikën e Jugut dhe Afrikë. Në Tajlandë, pjatat me karkaleca të skuqura shiten në tregje dhe në Japoni larvat e grerëzave-të ngrëna drejtpërdrejt-janë një delikatesë.

Megjithatë, në Evropë, vetëm 10% e njerëzve do të ishin të gatshëm të zëvendësonin mishin me insekte, sipas një studimi të Organizatës Evropiane për Konsumatorin. Për disa nutricionistë, kjo mungësë gatishmërie për të ngrënë insekte është një mundësi e humbur.

‘Insektet janë një pjesë vërtet e rëndësishme që mungon në sistemin ushqimor’, thotë Virginia Emery, shefe ekzekutive e Beta Hatch, një kompani e re amerikane që krijon ushqim për bagëtitë nga krimbat.

Për shkak të kësaj, insektet e kultivuara mund të ndihmojnë në zgjidhjen e dy problemeve më të mëdha në botë menjëherë: pasigurisë ushqimore dhe krizës klimatike.

Bujqësia është nxitësi më i madh i humbjes së biodiversitetit global dhe një kontribues kryesor në emetimet e gazrave serrë. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), rritja e bagëtive përbën 14.5% të emetimeve globale të gazrave serë.

‘Jemi në mes të zhdukjes masive të biodiversitetit, jemi në mes të një krize klimatike, dhe megjithatë në njëfarë mënyre duhet të ushqejmë një popullsi në rritje në të njëjtën kohë’, thotë Sarah Beynon, e cila zhvillon insekte për ushqim në Fermën Bug në Pembrokeshire, Uells. ‘Ka ardhur momenti të bëjmë një ndryshim dhe duhet të bëjmë një ndryshim të madh’, shprehet ajo.

Kultivimi i insekteve përdor vetëm një pjesë të vogël tokës, energjisë dhe ujit të kërkuar për bujqësinë tradicionale, dhe ka një gjurmë karboni shumë të ulët. Duke parë rendimentin e proteinave për zonë, bujqësia e insekteve përdor rreth një të tetën e tokës në krahasim me ato të kultivimit të lopëve.

Insektet bujqësore në të gjithë botën do të çlironin sipërfaqe të mëdha toke që përdoren aktualisht për të rritur kafshë, si dhe për të prodhuar ushqim për bagëtinë.

Në shumë mënyra, kultivimi i insekteve është një shembull i efikasitetit të kthyer në një art të suksesshëm. Së pari ekziston shpejtësia me të cilën insektet rriten, duke arritur pjekurinë në ditë, në vend të muajve ose viteve që i duhen bagëtisë, dhe ato mund të prodhojnë mijëra pasardhës.Pastaj është fakti se insektet janë 12 deri në 25 herë më efikase në shndërrimin e ushqimit të tyre në proteina sesa kafshët. Bujqësia e insekteve gjithashtu prodhon shumë më pak mbeturina.

Dhe përveçse të prodhojnë më pak mbeturina, insektet gjithashtu mund të jetojnë nga ushqimi dhe biomasa, e cila në të kundërt do të hidhej, duke kontribuar në këtë mënyrë në ekonominë qarkulluese, ku burimet riciklohen dhe ripërdoren. Insektet mund të ushqehen me mbeturina bujqësore, të tilla si kërcelli ose dhe mbeturinat e ushqimit. Për të përfunduar zinxhirin e riciklimit, jashtëqitjet e tyre mund të përdoren si pleh për të mbjellat.

Megjithë kredencialet e qëndrueshmërisë së fortë dhe vlerën e tyre ushqyese që lidhen me ngrënien e insekteve, ka akoma një rrugë të gjatë përpara se ato të shfaqen në ndonjë mënyrë në dietat ushqimore perëndimore.

Por qëndrimet kanë filluar të ndryshojnë. Deri në vitin 2027, tregu i insekteve të ngrënshëm parashikohet të arrijë në 4.63 miliardë dollarë dhe kompanitë evropiane po investojnë në insekte të ngrënshme pas miratimit nga Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore.

Burimi: BBC World

Qendra Alert

alert.al

Si lodrat e lira për fëmijë po rrezikojnë rëndë shëndetin e tyre?

Tashmë lodrat për fëmijë gjenden kudo, në dyqane të posaçme për to, në shitës të vegjël ambulantë në rrugë, në qendra tregtare dhe madje kohët e fundit po shiten dhe në supermarkete. Çmimet variojnë, nga më të lirat dhe deri tek më të shtrenjtat, dhe prindërit jo gjithmonë janë të ndërgjegjshëm për rreziqet që ato mund të përbëjnë për shëndetin e fëmijëve. Më poshtë do të paraqesim disa raste të cilat janë denoncuar si raste rreziku në portalin e Komisionit Evropian, Safety Gate.

Top plastik për fëmijë

Topa plastikë të vegjël më ngjyra të ndryshme që shiten kudo nëpër Shqipëri, me motive ose shkronja shumëngjyrëshe të frutave. Topat kanë zgjatime të buta dhe një mekanizëm bilbil, një kordon elastik fleksibël dhe një mekanizëm ndezës brenda topit.

Këtij produkti i shkëputen pjesët përbërëse të tij. Si pasojë, një fëmijë mund ti gëlltisë apo të mbytet me to. Produkti nuk është në përputhje me kërkesat e Direktivës Europiane për Sigurinë e Lodrave EN 71 -1.

Autoritetet europiane kanë vendosur tërheqjen e këtij produkti nga tregu që nga qershori i këtij viti.

Lodër Kukulll

Rreziku kryesor nga kukullat me çmim të lirë që shiten shpesh në rrugë, është rreziku kimik që ato paraqesin, dhe që shpeshherë mund të arrijë deri në 35% të masës së kukullës. Këto kimikate, që i përkasin kryesisht ftalateve mund të dëmtojnë shëndetin e fëmijëve, duke shkaktuar dëmtime të mundshme në sistemin e tyre riprodhues.

Zakonisht produkti përmban një kukull, një çantë, një kapele dhe çizme. Koka e kukullës është prej plastike të butë, trupi – prej plastike më të fortë. Flokët e fibrave sintetike të kukullës janë të lidhura me një brez gome, dhe kukulla është e veshur me një fustan. Edhe ky produkt që mban emërtimin ‘Glam Girl’ Nr. 695 dhe është tërhequr nga tregu europian.

Kostumi i zjarrfikësit

Kompleti i kostumeve të zjarrfikësve  për fëmijë zakonisht përbëhen nga një kapelë sintetike, xhaketë dhe pajisje plastike për lodra (zjarrfikës, zorrë për ujin, radio CB, sëpatë, shufër dhe simbol). Kostumi i veshjes së zbukuruar është lehtësisht i ndezshëm dhe përhapja e flakës është shumë e lartë. Nëse merr flakë, fëmija mund të pësojë djegie. Produkti nuk përputhet me kërkesat e Direktivës për Sigurinë e Lodrave dhe standardin përkatës Evropian.

 

Bluza për fëmije të vegjël

Një tjetër rast i rrezikut që mund të vijë nga gëlltitja e dekorit të veshjeve për fëmijë dhe alarmi vjen nga një vend i integruar së fundmi në BE, Rumania. Bluza ka ngjyrë të kuqe me zemra vjollce, e destinuar për fëmijët 2 vjeç. Ka mbishkrimin “So Sweet” dhe një shtypje me zebër dhe me guralecë të ngjitur argjendi. Elementet e vogla dekorative në produkt (guralecët e ngjitur) mund të shkëputen lehtësisht. Një fëmijë i vogël mund t’i gëlltisë dhe të mbytet prej tyre. Produkti nuk përputhet me kërkesat e Direktivës së Përgjithshme të Sigurisë së Produktit dhe standardit Evropian. Në fund të qershorit të këtij viti, edhe ky produkt është tërhequr nga tregu europian.

Plastelinë

Plastelinat në përgjithësi janë të rrezikshme për fëmijët, por një lloj plasteline e re, më e lëngshme që qarkullon në treg, shquhet për përmbajtjen e lartë të elementit kimik të borit. Migrimi i borit nga plastelina është shumë i lartë (vlera e matur deri në 1953 mg/kg). Gëlltitja ose kontakti me një sasi të tepërt të borit mund të dëmtojë shëndetin e fëmijëve duke dëmtuar sistemin riprodhues të tyre.

Produkti nuk përputhet me Rregulloren REACH dhe kërkesat e Direktivës për Sigurinë e Lodrave dhe standardin përkatës Evropian, dhe për këtë arsye ai gjithashtu është tërhequr nga tregu.

Burimi: Safety Gate, Komisioni Europian

Qendra Alert

alert.al

 

Fitimet e gjigantëve të teknologjisë rriten derisa pandemia vazhdon

Gjigantët e teknologjisë raportuan fitime në rritje, pasi konsumatorët i rinovuan pajisjet e tyre gjatë izolimit që shkaktoi pandemia e koronavirusit. Kompania Apple është shprehur se fitimet e kompanisë gati u dyfishuan në 21.7 miliardë dollarë, në tremujorin e dytë të vitit. Kompania tha se klientët blenë pajisje iPhone 5G, të cilat kanë çmim më të lartë.

Microsoft ështëshprehur se në çerekun e dytë fitoi 16.5 miliardë dollarë – që do të thotë 47% më shumë se nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar – për shkak të kërkesave për shërbime të ruajtjes së materialeve dhe lojëra.

Kompania simotër e Google, Alphabet, gjithashtu tha se shitjet dhe fitimet e saj tremujore kanë arritur rekorde. “Jemi krenarë që shërbimet tona ndihmuan kaq shumë konsumatorë dhe biznese”, tha shefi i gjigantit të kërkimeve në internet, Sundar Pichai. Disa analistë paralajmërojnë se shifrat mund të çojnë në thirrje për frenimin e ndërmarrjeve të teknologjisë.

Në Shtetet e Bashkuara, presidenti Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv, në përpjekje për të promovuar më shumë konkurrencë.

Sipas urdhrit, problemet kanë lindur për shkak se firmat e mëdha të teknologjisë mbledhin shumë informacione personale, blejnë konkurrentë të mundshëm dhe konkurrojnë padrejtësisht me bizneset e vogla.

Urdhri përfshin disa rekomandime, të tilla si ndalimi i metodave të padrejta të konkurrencës në tregun e internetit.

 

Burimi: Radio Evropa e Lirë

alert.al

Pse misri gjendet gati në çdo produkt që ka sot në supermarket?

Në vitin 1493, Kristofor Kolombi u kthye në Evropë me disa zbulime të mëdha dhe veçanërisht me një xhep plot me fara misri. Ai kishte bërë zbulime shumë të mëdha në Botën e Re, por pak nga këto zbulime ishin aq interesante dhe premtuese sesa ‘gruri’ i ri që ai kishte zbuluar. Ishte diçka e panjohur për evropianët e asaj kohe. Përgjatë qindra viteve të ardhshme, Evropa më shumë e keqkuptoi misrin sesa e përqafoi atë. Ndërkohë që në Amerikë ndodhi e kundërta, misri u bë pjesë e rëndësishme e dietës ushqimore.

Sot, Shtetet e Bashkuara janë prodhuesi dhe konsumuesi më i madh i bimës së misrit në botë. Misri gjendet tek pijet me gaz, te salcat, te sallatat, te ëmbëlsirat e gatshme, te drithërat për mëngjes, në mënyrë indirekte tek shpezët, madje edhe te peshqit. ‘E gjithë dieta jonë është kolonizuar nga kjo bimë’, filluan të deklaronin ekspertët gjatë viteve 2000.

Në SHBA, deri në vitin 1800-të me misër ushqeheshin kryesisht të varfërit. Ishte i lirë dhe që mbillej kudo, konsumohej nga fermerët si dhe përdorej për të ushqyer dhe të burgosurit. Por më pas erdhi Revolucioni Industrial dhe e mori misrin nga tavolinat e varfërve për ta dërguar në të gjithë territorin.

Në ditët tona, për industrinë, misri është një ‘përbindësh gjenetik’ sepse është shumë i adaptueshëm dhe manipulohet po ashtu lehtë. Dhe mjafton këtu të kujtojmë shembujt e modifikimeve të shumta gjenetike të tij gjatë shekullit të 20-të.

Në vitet 1920-të dhe 1930-të, shkencëtarët zbuluan një mënyrë për të rritur prodhimin e misrit në nivele të paimagjinueshme më parë. Kjo iu mundësoi fermerëve që të prodhonin më shumë misër pa iu nevojitur më shumë tokë. Ky zbulim, sëbashku me prezantimin për herë të parë të plehrave kimikë dhe mjeteve më efekteve, të tillë si traktorët, sollën një rritje të menjëhershme të prodhimit.

Misri në njëfarë mënyre, gjithmonë ka qenë i lirë, sepse mund të prodhohet kudo nëpër botë, dhe çmimi i tij vazhdon që të bjerë çdo ditë.

Por, në Shtetet e Bashkuara, vetëm 10 përqind e misrit që prodhohet, arrin që të konsumohet nga njerëzit. Pjesa tjetër kthehet ose në etanol, përdoret si karburant ose përdoret për të ushqyer kafshët, kryesisht gjedhët, shpezët, derrat ose peshqit. Sot gjithashtu ekzistojnë dhe varietete të ndryshme të tij.

Megjithëse, diçka e tillë nuk është e dukshme, ai është i përfshirë shumë në dietën amerikane. Ai gjendet gati në çdo produkt që ka sot në supermarket, dhe kjo mund të thuhet pa ekzagjerim.

Burimi: Washington Post

Qendra Alert

alert.al

Teknologjia BlockChain, Shqipëria dhe Kosova nxjerrin monedhat e para digjitale

 

Sistemet e decentralizuara të pagesave, apo teknologjia BlockChain që qëndron pas kriptomonedhave ka adhuruesit e saj edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Në të dyja vendet janë krijuar tashmë monedhat e para digjitale të quajtura AlbCoin, AlPayCoin dhe KosovaCoin.

Monedhat funksionojnë në “BlockChaine” të ndryshme nga njëra-tjetra dhe mund të blihen dhe të mbahen në portofolet digjitale të çdo qytetari. Ato nuk janë ende të regjistruara në ndonjë platformë të mirënjohur tregtare, pasi duhet të kalohen disa faza sigurie. Çmimi i tyre ashtu si edhe Bitcoin vjen në rritje ose në ulje në varësi të flukseve nga investitorët.

Artit Muhaxhiri, krijues i KosovaCoin shpjegon se ishte një punë katër mujore nga një ekip prej katër vetash dhe ambicia për monedhën është e madhe.

Përfaqësuesit e AlbCoin duke ruajtur anonimatin u shprehën se monedha e tyre është prej një viti në treg dhe vlera e saj është rritur me kohën, ndërsa momentalisht qëndron në 0.5 dollarë. “Në momentin kur monedha të përdoret nga të gjithë shqiptarët do të shikohen dhe benefitet reale të saj”, shprehen krijuesit.

Limiti i prodhimit të kësaj monedhe është 1 milionë. Limitet në botën e kriptove funksionojnë si mjet për tu ruajtur nga inflacioni dhe rritur vlerën e aseteve. Ashtu si bitcoin apo të gjitha monedhat kripto, edhe kriptomonedhat shqiptare nuk kane asnjë institucion financiar nga pas qe siguron investitorët nga mashtrimi. Frika me e madhe nga kriptomonedhat eshte se ato i ngjashme nje skeme piramidale.

Me flagrantja është ajo e krijuar ne Turqi nga nje kompani, pronari i se ciles nje dite e mbylli dhe u zhduk ne Shqipëri me 800 milionë dollarë qe ju zhvaten investitorëve. Rreziku tjetre shte se kriptomonedhat duke qene ne nje treg te parregulluar jane nje mënyre e mire per te pastruar parate e krimit te organizuar. Kete shqetësim e shton edhe fakti qe krijuesit apo administruesit e kriptomonedhave kerkojne te mbeten anonime. /Top Channel/

Bitcoin ka pësuar humbjet më të mëdha në 10 vjetët e fundit

Investitorët e Bitcoin kanë shitur në muajin maj. Mbetet të shihet nëse ata do të shkojnë mirë.

Çmimet e Bitcoin (XBT) ranë 8 për qind të premten dhe kanë rënë rreth 36 për qind në muajin maj – performanca e tyre më e keqe mujore që nga shtatori i 2011.

CEO i Tesla (TSLA), Elon Musk bëri një një lëvizje rreth bitcoin, duke u thënë klientëve kohët e fundit se gjigandi i veturave elektrike nuk do të pranojë më bitcoin si pagesa për automjetet e saj për shkak të shqetësimeve në lidhje me ndikimin mjedisor të minierave bitcoin, e cila është jashtëzakonisht energjike, raporton cnn.

Që atëherë Musk e ka zbutur qëndrimin e tij pak, duke rënë dakord – falë nxitjes së CEO të softuerit dhe ungjilltarit të kriptës Michael Saylor i MicroStrategy (MSTR) – për t’u takuar me drejtuesit e disa minatorëve të bitcoin me bazë në Amerikën e Veriut për të folur në lidhje me shqetësimet e përdorimit të energjisë.

Kina gjithashtu ka rritur goditjen e saj ndaj kriptos dhe departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara ka zbuluar plane të reja për të taksuar Bitcoin më shumë ndërsa Rezerva Federale ka lënë të kuptohet për mundësinë e një dollari dixhital.

Rrëzimi i Bitcoin ka ndikuar edhe në kriptovalutat e tjera. Monedha Binance, XRP dhe Polkadot kanë pësuar humbje masive këtë muaj.

Cryptos të tjerë, veçanërisht ethereum – i dyti më i madhi pas bitcoin dhe shtylla kurrizore për shumë marrëveshje popiulare jo-fungible (NFT) – kanë qëndruar më mirë. Eteri ka rënë vetëm rreth 6 për qind.

Dogecoin, për të cilën Musk ka postuar në mënyrë të përsëritur në Twitter, ka rënë pak në muajin maj, transmeton Telegrafi.

Të ashtuquajturat stabilcoins, të tilla si Tether dhe USD Coin, të cilat janë të lidhura me monedhat e mbështetura nga qeveria, kanë respektuar emrin e tyre dhe janë të sheshta për muajin.

Bitcoin është jashtëzakonisht i paqëndrueshëm dhe çmimet qëndrojnë më shumë se 25 për qind këtë vit, pavarësisht nga shkrirja e majit. Pra, tifozët afatgjatë, ose HODLers siç u pëlqen ta quajnë veten e tyre, kanë qenë në këtë rrugë disa herë më parë.

 

Në kryeqytetin e Lituanisë është ndërtuar një “portë virtuale”, përmes së cilës bëhet lidhja në kohë reale me njerëz në qytetet tjera

Të lodhur nga kufizimet e udhëtimit për shkak të pandemisë dhe për të dalë dhe për të parë njerëz të rinj, qyteti i Vilnius, Lituani ka një zgjidhje interesante: Një “portë virtuale” në kohë reale me njerëz në një qytet tjetër.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për qytetin që instaloi një “portë” rrethore për portalin pranë stacionit të tij të trenit që lidhet me një portal në Lublin, Poloni, rreth 600 kilometra (ose afërsisht 375 milje) larg.

Portalet të dy kanë ekrane të mëdha dhe kamera që transmetojnë imazhe të drejtpërdrejta midis dy qyteteve – një lloj ure dixhitale, sipas krijuesve të saj – që synojnë të inkurajojnë njerëzit të “rimendojnë kuptimin e unitetit”, tha Go Vilnius në një njoftim për shtyp.

“Njerëzimi po përballet me shumë sfida potencialisht vdekjeprurëse; qofshin polarizime shoqërore, ndryshime klimatike apo çështje ekonomike. Sidoqoftë, nëse e shohim nga afër, nuk ka mungesë të shkencëtarëve, aktivistëve, udhëheqësve të shkëlqyeshëm, njohurive ose teknologjisë që shkaktojnë këto sfida”.

Dhe siç thonë organizatorët, ekzistojnë plane për të shtuar “porta” në qytete të tjera në të ardhmen.

Kjo portë virtuale është një projekt i përbashkët me Fondacionin Benediktas Gylys, Qytetin e Vilniusit, Qytetin e Lublinit dhe Qendrën e Kryqëzimit për Iniciativa Krijuese Ndërkulturore.

“Nga dizajni dhe modelimi 3D, te zhvillimi i përmbajtjes dixhitale dhe sfidat logjistike – një projekt si ky kërkon një ekip të gjerë dhe shumëfunksional”, ka thënë Adas Meskenas, drejtori i LinkMenu.