Erson Dhimespira, Drejtor i Veterinarisë në AKVMB, deklaroi në pjesën e tretë të emisionit “Alert”, moderuar nga Granit Sokolaj, se çdo lëvizje e kafshëve duhet të shoqërohet me dokumentin zyrtar të lëvizjes, i cili regjistron destinacionin dhe gjurmueshmërinë e tyre nga pika e nisjes deri në destinacionin përfundimtar.
Ai u bëri thirrje fermerëve që të pajisen gjithmonë me certifikatën përkatëse të lëvizjes së kafshëve, duke e kërkuar atë pranë njësive administrative ose përmes platformave zyrtare,
me qëllim garantimin e kontrollit veterinar dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjeve.

Tags: AKVMB , ALERT , Dedikuar Konsumatorit , Drejtor i Veterinarisë , granit sokolaj , ORA NEWS , Përfaqësuesi FAO-s në Shqipëri Erson Dhimespira , Qendra Alert , siguria ushqimore , Tema 1: FAO & Dialogu për sistemet agro-ushqimore Tema 2: Sfidat dhe rëndësia e shëndetit të kafshëve Të ftuar: Raimund Jehle


