Menu

EKSKLUZIVE/ Raporti i KLSH 2018-2020: Rreth 88 % e farave dhe plehrave me risk të lartë nuk analizohen nga AKU

Analiza nga KLSH* e një aksioni të AKU, në tetor 2020, zbulon se si janë lënë jashtë kontrollit farat dhe plehrat që përdorin fermerët për mbrojtjen e bimëve.

Analizat e afarave dhe plehrave u janë lënë në dorë t’i kryjenë vetë tregtarët, ndërsa rezulton se tek importuesit me risk të lartë nuk janë marrë mostra dhe nuk janë kryer kontrolle.

Kontrollet, tek subjektet me risk të ulët  

Nga dokumentacioni i vënë në dispozicion nga DRAKU Tiranë, mbi zbatimin e aksionit dyditor në tetor 2020, rezulton se janë kryer 20 mostërmarrje në 16 subjekte (pasi 14 subjekte ushtrojnë 2 lloje aktivitetesh) në materialin mbjellës dhe shumëzues bimor si dhe në plehërat për përdorim në bimësi. Ndërkohë që urdhri ishte të merreshin mostra në rreth 200 subjekte.

Nga shqyrtimi i mostërmarrjes, KLSH arrin në konkluzionin se, kontrolli është përqendruar më tepër në subjekte me aktivitet me risk të ulët dhe jo me risk të lartë. Konkretisht, 8 mostra nga 20 gjithsej, janë marrë në subjekte me aktivititet me risk të ulët, ose 40% e tyre, ndërsa 7 mostra ose 35 % e tyre janë marrë në subjekte me aktivitet me risk të mesëm,  si dhe 3 mostra ose 15 % e tyre janë marrë në subjekte me risk të lartë.

Pra duket qartë se mostërmanja nuk është përqendruar tek ato aktivitete të cilat kane risk të lartë, ku edhe mundësia për të zbuluar shkelje është më e madhe.

Gjithashtu, ky konkluzion mbështetet edhe në numrin e subjekteve me risk të lartë, që kanë lënë inspektorët pa i përfshirë në mostërmarrje. Konkretisht në llojin e aktivitetit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, ku gjithsej janë 17 subjekte të cilat janë klasifikuar me risk të lartë, sipas llojit të aktivitetit për MMSHB, dhe  15 prej tyre ose  88% nuk janë përfshirë në mostërmarrje.

Lidhur me këtë aksion janë urdhëruar Drejtoritë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, përfshirë DRAKU Tiranë, për marrjen e mostrave të farave dhe produkteve plehëruese për analizim të treguesve cilësor të farës dhe elementëve përbërës të plehut, në laboratoret e Entit Shtetëror të Farave dhe Fidanave, si dhe Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Fushë Krujë.

“Subjektet të ri-analizojnë farat dhe plehrat!”

Në zbatim të këtij aksioni janë kryer vetëm 21 inspektime për mostermarrje, për analize laboratorike, nga të cilat vetëm 1 prej tyre nuk rezultoi me norma brenda standardit, përsa i përket fuqisë mbirëse. Ndaj subjektit është vendosur gjobë në v1erën 200,000 lekë.

Duke vijuar më tej me analizën e ligjshmërisë së pikave të këtij Urdhri, sipas auiditkimit del se AKU u kërkon subjekteve që të kryejnë rianalizimin për treguesit e fuqisë mbirëse për çdo specie, varietet dhe lot të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, të importuar  apo të prodhuar në vendin tonë, dhe jo të shkojë të zgjedhë dhe të marrë vetë kampionin për analize laboratorike. Pra, një proces që varet krejtësisht në vullnetin e tregtarëtve dhe jo të institucionit.

Ndërkaq, kërkohet që të dorezohet një kampion shtesë në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së, e cila bie në kundërshtim me përcaktimin ligjor të bërë në  VKM-në nr. 260, date 27.03.2013 “Për caktimin e rregullave për kontrollin, marrjen e mostrave, analizave e të procedurave, dhënien e rezultateve të tyre, si dhe vlerësimin e analizave të plehrave”. Pra sa me sipër, kuptohet qartë se, në asnje rast nuk parashikohet që të merret nje kampion shtesë dhe të dërgohet në DPAKU. Ndërkaq, për secilën mostër përveç numrit të kampioneve që merren në zbatim të kërkesave ligjore në të njëjtën ditë, do të merrej edhe një  kampion shtesë, i cili do të dorëzohet në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së. Sipas KLSH, kjo është një kërkesë e pabazuar në ligj. Mostrat do të merren në të gjithë operatorët të cilët ushtrojnë këto aktivitete dhe do të jenë të koduara. Periudha për kryerjen e këtij operacioni do të ishte në datat 28-29 tetor 2020.

Sigurisht që për dy ditë nuk mund të mbuloheshin të gjitha subjektet. Eshtë dashur që AKU te punojë me plan gjatë gjithë vitit.

(vijon)

*KLSH ka kryer një  konktroll në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Tiranë (DRAKU) për periudhën nga data 1 janar 2018 deri 30 dhjetor 2020. Nga kontrolli rezultojnë shkelje të rënda financiare, të Ligjit për ushqimin dhe vendimeve të qeverisë për kontrollin e cilësisë së produkteve ushqimore, duke mos mbrojtur interesin e konsumatorit.

Qendra Alert

alert.al/

Related Posts