Kosova është ndër shtetet e para e cila ka filluar vaksinimin e kafshëve kundër tërbimit.
Fushata ka filluar në muajin tetor, ndërsa ka përfunduar suksesshëm dhe në ketë fazë janë shpërndarë 250 mijë (doza) karrem vaksina nga ajri dhe 150 vaksina janë shpërndarë fizikisht në terren.
Kështu ka bërë të ditur në emisionin “ALERT” me Granit Sokolaj në Radio Prishtina, Bafti Murati, Udhëheqës i Shëndetit të Kafshëve në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Murati tha se Kosova është ndër shtetet e para të rajonit që ka nisur vaksinimit kundër tërbimit.
“Kur flasim për sëmundjen e tërbimit, se rezervari i kësaj sëmundje është dhelpra, dhe ajo është bartësi kryesor për këtë sëmundje. Komisioni Evropian-ja ka parë që zona e Ballkanit ka pasur shumë raste të sëmundjes së tërbimit, ata e kanë parë të arsyeshme që të bëjnë një tampon zonë me BE-në dhe shtetet e lindjes. Ne kemi qenë ndër shtetet e para që kemi pasur këtë lloj vaksinimi”, tha Murati.
Ai tregoi se sëmundja e tërbimit të kafshëve mund të kaloj tek njerëzit që kanë kontakte me kafshën e sëmurë dhe në këtë rast është vdekjeprurëse.
“Fatkerësisht që sëmundja e tërbimit nga kafshët mund të kaloj tek njerëzit nëse ka kontakt me kafshët e sëmura dhe është vdekjeprurëse, për këtë arsye kjo sëmundje është e rrezikshme dhe Kosova po bëhet shteti i parë që këtë vit ka zhvilluar dy kampanja kundër sëmundjes së tërbimit”, tha Murati.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë:


