Menu

KUJDES! Nga kullat e fëmijëve, te bizhuteritë e kozmetika kancerogjene, deri te kroskoti i makinave që mund të mos funksionojë, ja Alert-et e fundit të Komisionit Evropian

Qindra lloje produktesh joushqimore të përdorimit të përditshëm e deri te lodrat e fëmijëve apo edhe makinat, vazhdojnë të raportohen të pasigurta e që përbëjnë rrezik për konsumatorët. RAPEX i Komisioni Evropian ka raportuar sot për një agmë të gjerë produktesh që nuk janë konform rregulloreve të BE të sigurisë dhe që duhen hequr nga tregu apo nga përdorimi.

Një nga produktet e përhershme në raportimet e RAPEX janë kulluat e fëmijëve dhe lodrat e ndryshme. Dhe një prej raportimeve të fundit bën fjalë për kullulla, që përmbajnë një sasi të tepërt të di-2-etileksil ftalatit (DEHP) (vlera e matur deri në 38.3% ndaj peshës). Ky ftalat mund të dëmtojë shëndetin e fëmijëve, duke shkaktuar dëme të mundshme në sistemin e tyre riprodhues.

Cigaret elektrike raportohen gjithashtu si produkt që përmban vaj (vlera e matur deri në 55.4%), kryesisht në formën e acidit kaprilik dhe acidit kaprik. Këto mund të dëmtojnë mushkëritë kur thithen.

Kozmetika apo pafdumet janë sërish në listën e produkteve të pasigurta. Sipas RAPEX, një parfum përmban 2-(4-tert-butilbenzil) propionaldehid (BMHCA), i cili është i ndaluar në produktet kozmetike, pasi mund të dëmtojë sistemin riprodhues, mund të dëmtojë shëndetin e fëmijës së palindur dhe mund të shkaktojë ndjeshmëri të lëkurës.

Në kategorinë e bizhuterive, mes tyre veçojmë një byrzylyk, që ka një përqendrim të tepërt të kadmiumit (vlera e matur deri në: 85 % ndaj peshës). Kadmiumi është i dëmshëm për shëndetin e njeriut, sepse grumbullohet në trup, mund të dëmtojë veshkat dhe kockat dhe mund të shkaktojë kancer.

 

Si gjithmonë, edhe makinat përbëjnë rrezik për përdoruesie tyre. Dhe, rasti i fundit i raportuar nga RAPEX bëhet fjalë për një makinë Volvo XC40 elektrike. Ekrani qëndror i saj (kroskoti) mund të mos funksionojë për shkak të një problemi me softuerin. Kjo mund të bëjë që ekrani të mos funksinojë, duke errësuar leximin e shpejtësisë së makinës dhe duke penguar aftësinë e shoferit për të monitoruar shpejtësinë. Kjo rrit rrezikun e vozitjes me shpejtësi të papërshtatshme që mund të shkaktojnë aksidente dhe lëndime.

Produktet e raportuara nga RAPEX nuk detektojnë Shqipërinë si vend ku janë shpërndarë, por kjo nuk e përjashton mundësinë që të ndodhen dhe në tregjet tona.

Gamën e gjerë të produkteve që përbëjnë rrisk me detajet e secilit prej tyre, mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm.

https://ec.europa.eu/safety-gate-alerts/screen/search?token=17349998034B4BF2A21828F4797C05DD

Related Posts