Menu

Memo e brendshme – AKU në hall me pesicidet, ISUV nuk i analizon e as nuk i kthen përgjigje. Mungojë dhe inspektorët

Pak ditë më parë, Qendra Alert publikoi jnë material investigues në lidhje me cilësinë e pesticideve dhe konkretisht për lëndët aktive, krahasimin mes deklarimit në etiketë nga subjektet dhe përmbajtjes seale të tyre. Nga analizat rezultoi se, disa prej këtyre produkteve të mbrojtjes së bimëve ishin me lëndët aktive jokonform deklarimit në etiketë (https://alert.al/konsumatori/investigimi-pesticidet-me-lende-aktive-te-ndaluara-ne-be-ndryshe-nga-etiketa-por-dhe-kontrabande-qe-rrezikojne-shendetin-publik-dhe-fermeret/).

Detyra e kontrollit të produkteve të mbrojtjes së bimëve dhe gjithçkaje tjetër që ligjet me sigurinë ushqimore, është detyrë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i cili, sipas një Memo-je që ka siguruar Alert.al, për shumë vite me radhë, këto produkte kanë qenë jashtë kontrollit. Konkretisht, produktet e mbrojtjes së bimëve kanë qenë larg analizimit real të tyre. Dhe, duket se fajtori kryesor për këtë është Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), i cili në shumicën e rasteve nuk bën analizimin e mostrave që dërgon aty AKU. Madje, siç mësohet nga memo, të cilën ne po e publikojmë të pjesshme, duke evidentuar vetëm problematikat, ky institucion as nuk i kthen përgjigje AKU-së, ndërsa numri i lëndëve aktive që mund të analizojë, është vetëm 5. Memoja është e vitit 2019, në të cilët thuhet qartë se AKU nuk ka kontrollon e duhur as mbi duhanin.

“Nga të dhënat statistikore gjykoj të vë me theks të veçantë faktin se, ISUV nuk ka kryer asnjë analizë për produktet e mbrojtjes së bimëve (PMB) në harkun e dy viteve të fundit – çështje të cilën e kemi adresuar specifikisht:, thuhet ndër të tjera në memo, ku pikërisht ky paragraf pasqyron komunikimin mes Sektorit të Mbrojtjes së Bimëve dhe Imputeve Bujqësore në AKU, me Ministrin e Bujqësisë, të cilit i është drejtuar shkresa.

“Nisur nga fakti se ka perceptim publik e madje edhe ankesa të drejtpërdrejta të fermerëve për cilësinë e inputeve bujqësore (e specifikisht të plehrave), atëherë këto rekorde nga përgjigjet e analizave të laboratorëve (jashtë AKU) mendoj që kërkojnë një analizë të posaçme – për kryerjen e të cilës AKU nuk ka mundësi; kështu nëse i marrim të mirëqena ankesat e fermerëve, atëherë në gjykimin tonë janë vetëm dy mundësi teorike

  • Ose ka probleme në analizimin e produktit nga laboratorët
  • Ose përdorimi i PMB nga fermerët nuk kontrollohet nga asnjë strukturë shtetërore apo private”, vijon më tej memo.

Ndër problemet që evidenton AKU në memon e brendshme, është dhe fakti i mungesës së shumë inspektorëve për PMB-të, duke bërë që plani të mos realizohej. Disa produkte, jo pestidice, analizohen në laboratorët e Entit Kombëtar të Farave e Fidanëve, ndërsa të tjera në Qendrën e Transfetimit të Teknologjive Bujqësore, Fushë-Krujë, ku rrallë herë ndodh që nga këto dy laboratore, analizat të dalin jokonform. Ndërsa problemi më i madh mebetet ai i PMB-ve.

Në linkun e mëposhtem mund të gjeni memon e përmbledhur me problematikat më kryesore.

Memo per Pesticidet, AKU

 

Qendra ALERT / Alert.al

Related Posts